Takim Solemn për 80-Vjetorin e Çlirimit të Durrësit: Kryetari i Qarkut Pret Delegacionin Bullgar të Ushtarakëve në Rezervë
Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës priti në takim një delegacion të Unionit të Ushtarakëve në Rezervë të Bullgarisë, të kryesuar nga Kryetari i Unionit, Gjeneral me katër yje, z. Zlatan Stojkov. Delegacioni shoqërohej nga Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë (SHKURSH), z. Hamit Gojani, dhe Kryetari i Degës së Durrësit, z. Vasip Habili. Vizita e delegacionit bullgar në Shqipëri 🇦🇱 u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe përfshiu gjithashtu pjesëmarrjen në ceremoninë solemne të organizuar nga Bashkia e Durrësit për të shënuar 80-vjetorin e çlirimit të qytetit nga pushtuesit nazifashistë më 14 nëntor.
Në këtë ceremoni u shpreh mirënjohja dhe nderimi i thellë 🙏 për kontributin dhe vetëmohimin e të gjithë heronjve dhe dëshmorëve që, në emër të lirisë 🕊️, dhanë jetën e tyre për të arritur ditën e madhe të çlirimit. Dita e 14 nëntorit na kujton rëndësinë e trashëgimit të vlerave patriotike, shoqërore dhe historike të asaj epoke të lavdishme dhe na fton të punojmë të gjithë së bashku për zhvillimin e qytetit tonë, duke përmbushur kështu amanetin e të rënëve dhe aspiratën e qytetarëve tanë.
Leave a Comment