x
K Q D

[layerslider id=”7″]

[space line=”yes”]

Të nderuar partnerë,

Kam kënaqësinë të jem sot në takimin e radhës të projektit DELMVET duke më mundësuar të njihem në një kohë shumë të shpejtë me bashkëpuntorët dhe përfituesit e këtij projekti tepër të rëndësishëm.
Unë dua të ndaj së bashku me ju, vlerësimet dhe angazhimet e mëtejshme referuar projektit DELMVET dhe jo vetem, pasi Qeveria e porsardhur në Shqipëri, ka pikërisht prioritet të sajin reformimin e arsimit dhe formimit profesional. Riorientim tërësor i arsimit profesional drejt nevojave reale të tregut dhe kthimin e shtetit në financuesin dhe mbështetësin kryesor të aftësimit profesional është një nga piketat e qeverisë. Arsimi profesional do të zgjerohet edhe në zonat rurale për t’i dhenë nxitjen e nevojshme industrisë agropërpunuese. Do të trajnohen me përparësi të gjithë punëkërkuesit e regjistruar nën moshën 25-vjeçare. Në bashkëpunim me sektorin privat në partneritete publike-private do të mundësohet krijimin e shkollave të larta të arsimit profesional.

Qasja jonë ndaj kësaj reforme informohet nga të kuptuarit e thjeshtë se modeli aktual i arsimit dhe formimit profesional nuk siguron një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe se kërkohet të vendoset një marrëdhënie e re e arsimit dhe formimit profesional me kërkesat e tregut dhe grupet e biznesit. Sfida e sotme është fitimi i aftësive të cilat na japin mundësi t’i përshtatemi dinamikave të tregut të punës. Modeli i decentralizimit të arsimit dhe formimit profesional, pra menaxhimi i tij me eficencë në nivel lokal të cilën projekti DELMVET trajton, mendoj se është një gur i vendosur në vëndin e duhur per të ardhmen e këtij sistemi.
Edhe pse implementimi i projektit DELMVET ka pasur oshilacione përgjate jetës së tij, më lejoni të falenderoj të gjthë ju për përpjekjet e bëra në realizimin e objektivave të deritanishme, të komplimentoj frymën e bashkëpunimit ndërmjet jush duke shpresuar se kjo frymë perpjekjesh dhe angazhimesh do te jete akoma me e fuqishme ne kete periudhe permbyllese te implementimit te projektit.

Personalisht kete periudhe të fundit e konsideroj një sfidë e cila kërkon një menaxhim dhe angazhim të shumfishtë nga stafi i Këshillit të Qarkut Durrës mbështetur kjo sigurisht dhe nga ekspertiza juaj.
Duke falenderuar organizatorët e këtij takimi dhe të gjthë ju për angazhimin tuaj, ju uroj pune të mbare përgjate këtyre dy ditëve dhe në vazhdimesi.

Leave a Comment