x
K Q D

   

 

 

 

 

 

Adriatic-Ionian Programme INTERREG V-B Transnational 2014-2020

Durres Albania

Këshilli i Qarkut Durrës, së bashku me partnerët e tjerë të përmendur në vazhdim, mori pjesë në takimin fillestar të projektit I-STORMS në Venecia më 1-2 Mars 2018, ku u diskutua mbi përmbajtjen, objektivat dhe përgjegjësitë e secilit partner në lidhje me zbatimin e projektit. Qëllimi i projektit I-STORMS është të rrisë bashkëpunimin ndërkombëtar nëpërmjet shkëmbimit të njohurive, të dhënave dhe parashikimeve përmes një infrastrukture të përbashkët, strategjive të përbashkëta për të trajtuar emergjencat e stuhive detare. Projekti gjithashtu synon te përmirësoje kapacitetet e vendeve në ndërveprimin e të dhënave, paralajmërimin e hershëm dhe procedurat e mbrojtjes civile, në përputhje me Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

 

Objektivat e projektit

  • Rritja e kapacitetit të trajtimit të cënueshmërisë mjedisore në nivel ndërkombëtar, fragmentimi dhe ruajtja e shërbimeve të ekosistemit në Rajonin Adriatik-Jon
  • Të identifikojë dhe përcaktojë aktorët, praktikat, të dhënat dhe mjetet në dispozicion për t’iu përgjigjur më mirë sfidave aktuale të stuhive detare nëpërmjet një strukture bashkëpunuese
  • Të zhvillojë një mjet ndërveprues të përbashkët virtual që grumbullon të dhëna, modele dhe praktika nga vendet e ndryshme të përfshira dhe të mundësojë koordinim dhe mësim të ndërsjellë
  • Të zhvillojë një strategji të përbashkët për të siguaruar gatishmëri dhe përgjigje më të mirë ndaj emergjencave të stuhive detare dhe të nxisë bashkëpunim mbi paralajmërimin e hershëm dhe procedurat e mbrojtjes civile

 

Grupet e synuara

  • Autoritet publik lokal
  • Autoritet publik rajonal
  • Autoritet publik kombëtar
  • Arsim i lartë dhe kërkimor
  • Publiku i përgjithshëm
  • Agjenci sektoriale
  • Grupet e interesit, duke përfshirë OJQ-të
  • NVM – ndërmarrje të vogla dhe të mesme

 

Partnerët e projektit

  • Qyteti i Venecias, Itali – Partner lider
  • Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Itali
  • Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Energjinë Emilia-Romagna, Itali
  • Agjencia Sllovene e Mjedisit, Slloveni
  • Rajoni Puglia, Itali
  • Keshilli i Qarkut Durres, Shqiperi
  • Bashkimi Rajonal i Komunave të Epirit, Greqi
  • Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dheMjedisit, Shqiperi
  • Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik i Kroacisë, Kroaci

 

Partnerë bashkëpunues:

  • Rajoni Emilia-Romagna, Itali
  • Autoriteti Portual Durres, Shqiperi
  • Departamenti Kombëtar i Mbrojtjes Civile, Itali
  • Agjencia Rajonale e Mbrojtjes Civile në Emilia Romagna, Itali
  • Agjencia Rajonale për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Mjedisit të Venetos, Itali
  • Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Shqiperi
  • Agjencia Sllovene e Ujit, Slloveni

 

Buxheti I projektit

  • Buxheti total i projektit: € 1 405 787.45
  • Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
  • Data e fillimit: 01.01.2018
  • Data e mbarimit: 31.12.2019

Document in English: Click here to download