E Hënë - E Premte | 08:00 - 16:00
PROJECT DELMVET
“Developing an Efficient Locally Managed Model of Vocational Education and Training”
International Conference on Post Secondary VET
25 February 2014, at 09.30
Hotel “Leonardo”
Rruga Dytesore, Shkembi i Kavajes,
Plazh, Durres
09.30 – 10.00 Registration and welcome coffee
10.00- 10.30 Welcome by :
– Mr. Alfred Mullaraj – President of Regional Council Durres
– Mr. Roland Xhelili – Prefekt of Durres Region
– Mr. Vangjush Dako –Mayor of Durres
Greetings:
– Managing Authority IPA CBC Program
– Ministry of Education and Sports
– Ministry of Labour
– Ministry of Integration
10.30 – 11.00. The Future Scenarios of VET in Adriatic Ionian Macro Strategy.
(Marina Maurizi – Marche Region)
11.00 – 11.30 Establishment of an Active and Sustainable Regional VET.
Network as a forum for exchange of experience and good practices.
(Francesca Scocchera – Cooss Marche)
11.30- 12.00 Harmonizing the VET system with labour market needs. (Tanja Dijan –
Belgrade Chamber of Commerce)
12.00 – 12.20 Coffee Break
12.20 – 13.00 Establishment of a post –secondary VET pilot model integrated within the
VET system locally managed. Regional Council Durres.
Opening of two programs of Post secondary VET. (Ilia Paluka)
Feasibility Study on the Pilot Scheme. (Stavri Llambiri)
13.00 – 13.40 Presentation of three publications in the framework of DELMVET:
(Ilir Qose – Cooss Marche, Valentino Parlato – IAL Marche)
13.40-14.00 Vocational Education as a Sustainable Model of Development. (Genci
Kojdheli – National Employment Department).
14.00 Lunch
Projekti DELMVET
(Zhvillimi i nje Modeli Menaxhimi Eficent Lokal te Arsimit dhe Formimit Profesional)
Shqiperia dhe shtetet e tjere që i përkasin Rajonit të Adriatikut kanë qenë duke eksperimentuar për rreth një dekadë rrjedhat intensive te krahut të punës. Lëvizja e forcës punëtore zhvillon një “shkëmbim” te rëndësishëm kulturor dhe marrëdhënie ekonomike në kuadër të “rajonit gjeografik “, por kjo nuk eshte mbështetur nga strategjitë më të gjera në nivelet institucionale, nga politikat e përbashkëta për arsimin dhe formimin profesional. Rajoni Adriatikut, në kuadër të perspektivës sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), tregon probleme te lëvizshmërisë për shkak të mungesës së kualifikimeve profesionale të përbashkëta. Situata aktuale tregon një skenar kompleks, e karakterizuar nga ndryshimet përkatëse në mes të sistemit të arsimit / formimit dhe sistemit te qeverisjes.
Qarku i Durresit ne vecanti, karakterizohet nga nje shkalle e larte emigrimi, dhe vështirësi të mëdha për të miratuar ndryshimet drastike strukturore gjatë tranzicionit politik dhe ekonomik që kane ndryshuar në mënyrë drastike statusin e tregut të punës në lidhje me kualifikimet dhe aftësitë. Arsimi Profesional dhe sistemi aktual formimit profesional nuk ka qenë në gjendje të përshtaten me kërkesat e vendosura nga këto ndryshime. Sistemi post-sekondare i AFP nuk është zhvilluar ende. Kështu, ka shumë pak mundësi për të rritur mundësitë e punësimit në Rajon. Për më tepër, në nivel kombëtar, sistemi i AFP është shumë i centralizuar dhe jo mirë i harmonizuar me standardet e BE. Njohurite dhe shkëmbimi i përvojës në këtë fushë me vendet e tjera të Rajonit të Adriatikut janë gati inekzistente. Ka një nevojë të rëndësishme për krijimin e një rrjeti aktiv dhe të qëndrueshme rajonal AFP, studime mbi nevojat lokale tregut të punës, etj.
Per keto aresye, ne kuader te Programit IPA ADRIATIC CROSS BORDER 2007 – 2013, Keshilli i Qarkut Durres ne bashkepunim me autoritetet qendrore dhe lokale te vendeve te rajonit pikerisht Itali, Bosnje-Hercegovina dhe Serbi fitoi te drejten e implementimit te projektit DELMVET – Zhvillimi i nje modeli menaxhimi eficent lokal te arsimit dhe formimit profesional, duke u fokusuar ne arsimin profesional post/sekondar.
Objektivi pergjithshem kesaj inisiative eshte fuqizimi i zhvillimit te aftesive te qendrueshme ekonomike dhe sociale te Qarkut permes nje strategjie te perbashket veprimi ndermjet partnereve, nepermjet reformimit te sistemit AFP (bazuar ne nevojat e tregut te punes dhe ne praktikat me te mira te rrjetit ne rajonin Adriatik duke prezantuar nje model pilot te sistemit te arsimit profesional post sekondar per rajonin e Durresit, i cili te mund te shperndahet me vone ne te gjithe Shqiperine si nje inisiative inovatore.
Objektivat specifike te projektit jane:
1. Te vendose nje Network te Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) te qendrueshem dhe aktiv si nje forum te shkembimit te experiences dhe praktikes se mire;
2. Te harmonizoje sistemin Arsimit dhe Formimit Profesional ne menyre qe ti pergjigjet sa me mire nevojave te tregut lokal te punes;
3. Te vendose nje model pilot AFP post sekondar te integruar brenda sistemit AFP te menaxhuar lokalisht, i cili me tej mund te perhapet ne nivel kombetar.
Produkti i ketij projekti do te jete nje strategji e perbashket e transferimit te pervojave dhe praktikave me te mira te sistemit jo akademik AFP; do te quhet Arsimi Formimi Profesional Sekondar (S-AFP).
Objektivat specifike do te jene te zhvilloje nje model funksional duke u perqendruar ne objektivat e meposhteme:
Menaxhimi i Projektit
Menaxhimi i Projektit “DELMVET” do te jete pergjegjesi e Perfituesit Kryesor, i cili merr persiper te gjithe koordinimin e nevojshem gjate implementimit, komunikimit te brendshem dhe te jashtem, dhe koordinimin e aktiviteteve midis partnereve te angazhuar ne projekt, duke perfshire ketu pergjegjesine e plote administrative dhe financiare.
Koherenca e Projektit
Projekti do te implementohet permes nje metode te perbashket implementimi duke realizuar nje lidhje te ngushte dhe bashkepunim midis Perfitueseve te Projektit, duke siguruar koordinimin e detyrave dhe aktiviteteve respektive ne drejtim te permbajtjes, planifikimit, kohes, dhe cilesise se produktit. Projekti synon te promovoje zhvillimin ekonomik permes reformimit te sistemit AFP bazuar ne nevojat e tregut te punes dhe duke marre ne konsiderate eksperiencat dhe praktikat e mira ne Rajonin e Adriatikut dhe vendosjen e nje sistemi AFP te Rajonit te Adriatikut si nje forum te perhershem te bashkepunimit ne ceshtjet e tregut te punes dhe prezantimin e modelit pilot te AFP pas sekondare qe mund te shperndahet ne te gjithe Shqiperine dhe ne vende tjera te Rajonit.
Metodologjia
Projekti do te bazohet ne perqasjet e reja te meposhteme ne hartimin e sistemit AFP, te cilat jane te novacione per Shqiperine:
(i) Perqasja e pjesmarrjes, duke konsideruar rolin aktiv te te gjithe grupeve te interesit ne tregun e punes;
(ii) Harmonizimi i sistemit AFP me nevojat e tregut te punes permes analizave sistematike te tregut rajonal te punes;
(iii) Menaxhimi lokal, transferimi i me shume pergjegjesive tek qeverisja vendore;
(iv) Prezantimi i modelit pas sekondar AFP mbi baza pilotimi me qellim per te testuar modelin dhe shperndaje ne nivel kombetar ne baze te mesimeve te nxjerra.
Rezultatet e Priteshme
1. Te gjithe aktoret e tregut te punes ne Rajonin e Adriatikut perfitojne nga eksperienca e mire AFP pasi eshte vendosur sistemi interaktiv;
2. Modeli pilot AFP pas sekondar i harmonizuar me nevojat e tregut te punes eshte ngritur dhe perhapur;
3. Mundesite e punesimit per studentet sidomos per te ardhurit e rinj (emigrantet) rriten dhe perfitojne nga aftesite e tyre pas regjistrimit ne AFP pas sekondare;
4. Metodologjia standarte per kurrikulat e arsimit AFP pas sekondar jane pergatitur dhe perhapur;
5. Metodologjia standarte per identifikimin e kerkesave te tregut te punes eshte pergatitur dhe perhapur;
6. Modeli i pjesmarrjes te partnereve social zhvillohet dhe perhapet;
Produktet e Priteshme
1. Sistemi Aktiv AFP i Rajonit te Adriatikut vendoset;
2. Faqe web interaktive per sistemin AFP te Rajonit te Adriatikut vendoset;
3. Baza e te dhenave te Rajonit te Adriatikut pergatitet;
4. Drejtimet baze per te kryer analizen e nevojave te tregut te punes perfundon dhe perhapet;
5. Studimi i fizibilitetit mbi sistemin AFP te menaxhuar lokalisht pergatitet dhe fillon implementimi;
6. Modeli sistemit pas sekondar te AFP hartohet;
7. Te pakten 2 profile te profesioneve te sistemit pas sekondar AFP hartohen perfshire kurrikulat e reja, kabinetet dhe trainimin e instruktoreve;
8. Drejtimet baze per pergatitjen e kurrikulave dhe trainimin e instruktoreve pergatiten dhe perhapen; modeli i AFP pas sekondare perhapet;
9. Modeli pjesmarrjes se partnereve social hartohet dhe perhapet;
10. Konferenca per Rajonin e Adriatikut mbi AFP pas sekondare organizohet;
Buxheti i Projektit
Buxheti pergjithshem i Projektit eshte 1.363.000 Euro, nga te cilat 711.100 Euro i takojne Keshillit te Qarkut Durres.
Kohezgjatja
Kohezgjatja e Projektit eshte 30 muaj, duke filluar nga Mars 2011 dhe perfundon me Gusht 2013.
Partneret e Projektit
Partneret e Projektit jane:
1. Keshilli i Qarkut Durres, Perfituesi Kryesor
2. COOSS Marche, OJP Ancona Itali,
3. Autoriteti Rajonal Marche, Ancona Itali,
4. Dhoma e Tregtise Beograd Serbi,
5. MSC Onlus Bosnje Hercegovine
Bashkepunetoret e Projektit
Bashkepunetoret e Projektit jane:
1. Agjensia Kombetare e Arsimit dhe Formimit Profesional
2. Drejtoria Rajonale e Sherbimit Kombetar te Punesimit
3. Shkolla Profesionale “Beqir Cela”
4. Dhoma e Tregtise dhe Industrise Durres.
5. Qendra Kulturore Bosnje
Ecuria e Projektit
Me daten 19 dhe 20 prill 2011, prane ambienteve te Keshillit te Qarkut Durres eshte organizuar takimi i pare i Hapjes se Projektit me pjesmarrjen e perfitueseve te ketij projekti, te gjithe Partnereve, Bashkepunetoreve dhe Grupeve te Interesit. Ne takim u be i njohur edhe nje here Projekti, etapat, planet e punes, organizimi i projektit mbi bazen e inputeve te sejcilit partner, u prezantua buxheti i detajuar, etj. Aktiviteti u shoqerua me pjesmarrjen e gjere te mediave si dhe me reflektimin e tij ne median e shkruar dhe vizive lokale dhe kombetare.
Ne baze te planit te punes per implementimin e projektit “DELMVET” eshte ngritur “Komiteti Drejtues” si organi me i larte vendim marres, i perbere nga perfaqesues te cdo Partneri dhe Bashkepunetore, i udhehequr nga Kryetari Keshillit Qarkut Durres. Prane Keshillit te Qarkut Durres eshte ngritur Njesia Menaxhimit te Projektit, qe operon ne Ambientet e reja te ngritura per projektet e IPA Cross Border. I gjithe stafi i kesaj njesie eshte nga personeli i Keshillit te Qarkut Durres.
Gjate kesaj periudhe jane kryer 3 takime te Komitetit Drejtues ne Ancona ne Korrik, ne Sarajeve ne Shtator 2011, si dhe ne Durres me 09-10 Maj 2012 per drejtimin e projektit dhe analizimin e mbarevajtjes se deritanishme te tij.
Ka filluar procesi i analizimit te tregut te punes, sipas modelit te ofruar nga partneri nga Serbia. Eshte punuar ne drejtim te vleresimit te rolit dhe funksionit te institucioneve ne Projektin DELMVET, me qellim propozimin e nje sistemi te menaxhuar mbi baza lokale. Eshte punuar paraprakisht per te ngritur nje pjese te infrastruktures lidhur me kabinetet dhe workshop-et.
Ne fund te muajit Tetor 2011 u organizua edhe nje tryeze e rrumbullaket lidhur me te gjithe faktoret dhe grupet e interesit per te informuar mbi ecurine e deritanishme te projektit.
Ne fund te muajit Tetor, bazuar ne Manualin e Programimit dhe Menaxhimit te Projektit u derguan Raportet e Aktiviteteve dhe Progres Raporti i Pare i projektit.
Eshte punuar dhe ka perfunduar mbledhja, perpunimi dhe allokimi i informacionit nga Grupet e Interesit dhe faktoret e tjere si Zyra Rajonale e Punes, Shkollat Profesionale, Qendrat Publike dhe Private te Formimit Profesional etj, mbi gjendjen dhe statusin e AFP ne vend dhe eshte plotesuar pyetesori i derguar nga partneri Italian Coose Marche me qellim hartimin e nje baze te dhenash te sistemit AFP te Rajonit te Adriatikut. Per kete qellim eshte organizuar me 10 Janar 2012 nje Tryeze e Rrumbullaket me grupet e interesit per te marre konkluzionet dhe ndare opinionet rreth pyetesorit te AFP. Ne kete drejtim, ne bashkepunim me partnerin Cooss Marche eshte hartuar drafti i Flete palosjes dhe drafti i Letres Informative Elektronike te Projektit.
Eshte kryer regjistrimi i domeinit dhe hostimi i faqes web te projektit Delmvet. Eshte hartuar dhe funksionon e faqia Web e projektit „DELMVET“, www.delmvet.eu. Eshte duke u punuar per perditesimin dhe plotesimin e web site me materialet e projektit Delmvet.
Gjithashtu eshte kryer procedura e thirrjes për shprehjen e interesit, – Ofrim shërbime të specializuara, shërbime këshilluese dhe furnizime per – Këshilli i Qarkut të Durrës.
Aktualisht ka perfunduar puna per pergatitjen e Progres Raportit te Dyte te Projektit qe permbledh periudhen Tetor 2011 – Mars 2012 dhe po punohet per dergimin e Progres Raportit te trete Prill – Qershor 2012.
Ne drejtim te komunikimit dhe perhapjes te Projektit, K.Q.Durres morri pjese dhe projekti u prezantua ne Panairin e Punes “Horizonte Punesimi dhe Formimi”, te organizuar ne Tirane ne Pallatin e Kongreseve, me 31 Prill – 2 Maj 2012.
Gjithashtu eshte organizuar edhe takimi i Komitetit Teknik dhe Seminari i Hapur me pjesmarrjen e Bashkepunetoreve dhe Grupeve te Interesit ne Durrres me 10 Maj 2012, ku u bene te ditur arritjet e projektit, dhe u terhoqen mendimi dhe sygjerimet e grupeve te interesit.
Ne drejtim te menaxhimit te projektit, shqetesimi ne kete periudhe ka qene terheqja nga projekti i partnerit nga Bosnia Hercegovina, Ministria e Energjise, Minierave dhe Industrise. Aktualisht eshte zevendesuar me nje partner tjeter, po nga ky shtet, sipas edhe udhezimeve, qe eshte Organizata MSC. Onlus. Ky partner i ri mori aprovimin e te gjithe partnereve te tjere ne takimin e fundit te Komitetit Drejtues te organizuar ne Durres me 09 Maj 2012 dhe pritet aprovimi perfundimtar nga JTS.
Ne vijim te paketes se menaxhimit te projektit, u organizua ne Beograd me datat 2-4 Tetor 2012 Takimi i Radhes i Komitetit Drejtues si dhe Workshop-i me Grupet e Interesit te Rajonit.
Drejtoria e Politikave te Zhvillimit Te Qarkut (DPZHQ) – Tel 052 239 310 e mail dpzhq@qarkudurres.gov.al, aniladibra@qarkudurres.gov.al
Sektori Projekteve 052 222 64 Sektori Turizmit 052 222 64 Sektori IT 052 222 64
Leave a Comment