x
K Q D

[layerslider id=”30″]

[space line=”no”]

Në kuadër të nismës “Rilindja e Qyteteve”, Kryeministri i vendit, Z. Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Z. Alfred Mullaraj, Kryetari i Bashkisë Durrës, Z. Vangjush Dako, Prefekti i Qarkut Durrës, Z. Roland Xhelilaj dhe Deputeti i Qarkut të Durrësit, Z. Blendi Klosi, ditën e mërkurë, më datë 29 Tetor, inspektuan punimet në pesë kantiere ndërtimi në qytetin e Durrësit.
Gjatë takimit që u organizua në sheshin pranë Xhamisë së Madhe të Durrësit, Kreu i qeverisë u shpreh se punimet janë premisë e zhvillimit europianizues të vendit, ndërsa shtoi se me këto kantiere po bëhet punë për aq sa nuk është bërë në 20 vite, duke u ndalur edhe tek investimet e tjera në qytetin e Durrësit, të cilat do t’i japin hov të mëtejshëm zhvillimit të turizmit.