x
K Q D

[layerslider id=”27″]
[space line=”no”]

Më datë 22.09.2014, në qytetin e Durrësit u zhvillua ceremonia për përurimin e sheshit pranë Stacionit të Trenit me emrin “Sheshi Selanik”. Ky përurim vjen disa muaj pas përurimit të një sheshi në qytetin e Selanikut në Greqi, me emrin “Sheshi Durrësi”.

Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë nga të dy qytetet, ndërmjet të cilëve kryetari i Bashkisë së Selanikut, Z. Janis Butaris. Pas fjalës përshëndetëse të të pranishmëve, Z. Vangjush Dako, Kryetar i Bashkisë së Durrësit dhe Z. Janis Butaris, Kryetar i Bashkisë së Selanikut, zbuluan pllakatën e këtij sheshi, që mban emërtimin në shqip dhe greqisht.