E Hënë - E Premte | 08:00 - 16:00
[layerslider id=”41″]
[space line=”no”]
Me datë 24.12.2015 në sallën e Këshillit të Qarkut Durrës u zhvillua mbledhja e radhës së këtij Këshilli, e cila kishte si qëllim ndryshimin e Strukturës aktuale të Këshillit si edhe miratimin e Rregullores së organizimit dhe funksionimit të Këshillit në funksion të Strukturës së re. Kjo mbledhje erdhi si rrjedhim i miratimit të Ligjit nr. 147/2015 dt. 17.12.2015 ’’Për Buxhetin e vitit 2016’’, ku përkatësisht sipas nenit 15 përcaktohet se personeli administrativ i Këshillit të Qarkut nuk mund të jetë më shumë së 10 (dhjetë) veta, në këto kushte Këshilli i Qarkut Durrës u gjend në vështirësi të përballojë vitin 2016 me strukturën aktuale.
Gjatë mbledhjes u diskutua lidhur me fuksionet dhe mundësitë e realizimit të detyrimeve dhe funksioneve ligjore të Këshillit të Qarkut Durrës duke iu referuar kushtëzimit në Ligjin nr. 147/2015 dt. 17.12.2015 ’’Për Buxhetin e vitit 2016’’, dhe këshilltarët në përfundim miratuan projekt-vendimet.