E Hënë - E Premte | 08:00 - 16:00
[layerslider id=”20″]
[space line=”no”]
Më 26 qershor 2014, në Bruksel, në kuadër të projektit AdriGov u organizua konferenca me temë “EU Strategy for the Adriatic and Ionian Region and Synergies with the EU Direct Funding Programmes”, në të cilën morën pjesë përfaqësues nga Këshilli i Qarkut Durrës. Qëllimi i kësaj konference ishte prezantimi i nismave dhe programeve kryesore të BE-së në kuadër të Strategjisë Evropiane për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR) dhe gjetja e mënyrave se si fondet e BE-së mund të drejtohen në implementimin e saj.
Strategjia Evropiane për Rajonin Adriatiko-Jonian synon të konsolidojë bashkëpunimin që tashmë ekiziston ndërmjet 8 shteteve të rajonit (Kroaci, Greqi, Itali, Slloveni, Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Mal i Zi dhe Serbi). EUSAIR, me objektiv të përgjithshëm zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit, do të ndërtohet mbi 4 shtylla:
Strategjia pritet të luajë një rol të rëndësishëm në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë konferencë, nga Shqipëria ishin të pranishëm Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj. Harito dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, z. Mullaraj, solli para pjesëmarrësve përvojën e Këshillit të Qarkut Durrës, si lead partner në projektin DELMVET, të finalizuar me sukses në shkurt të këtij viti.