x
K Q D

Këshilli i Qarkut Durrës në Takimin e Parë Ndërrajonal të Përvojave të projektit NATUREM

Këshilli i Qarkut Durrës në Takimin e Parë Ndërrajonal të Përvojave të projektit NATUREM

Sot, më 16 shtator 2025, në Magdeburg të Gjermanisë ka nisur Takimi i Parë Ndërrajonal i Shkëmbimit të Përvojave (IEE1) në kuadër të projektit Interreg Europe NATUREM – Zgjidhje të bazuara në natyrë për ndotjen nga ndotësit organikë të vazhdueshëm (POP).

Gjatë këtij takimi tre-ditor, partnerët e projektit prezantojnë objektivat e përgjithshme, përvojat dhe praktikat e tyre në fushën e rehabilitimit të tokave të ndotura, duke vënë theksin te përdorimi i metodave natyrore dhe të qëndrueshme, si bioremedimi. Ky proces, që përdor bimë dhe mikroorganizma për të pastruar tokën, shihet si një alternativë më e sigurt dhe më efektive në krahasim me metodat tradicionale të pastrimit, të cilat shpesh janë të kushtueshme dhe jo të qëndrueshme.

Axhenda e ditës së parë përfshin prezantime të institucioneve partnere, diskutime mbi sfidat rajonale dhe shkëmbim idesh për mënyrat më të mira të pastrimit të tokës nga ndotësit kimikë. Ditët në vijim do të shoqërohen me vizita në terren në zonën industriale Bitterfeld-Wolfen, ku do të prezantohen praktika konkrete të pastrimit të tokave dhe menaxhimit të ndotjes.

Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke ofruar mundësi për të ndarë eksperienca dhe për të përmirësuar politikat mjedisore në nivel evropian. Pjesëmarrja e Këshillit të Qarkut Durrës në këtë projekt është një dëshmi e angazhimit për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe zbatimin e standardeve evropiane në nivel rajonal.


Durres Regional Council at the First Interregional Exchange of Experiences of the NATUREM project

Today, 16 September 2025, in Magdeburg (Germany), the First Interregional Exchange of Experiences (IEE1)officially started within the framework of the Interreg Europe NATUREM project – Nature-based solutions for soil contamination with Persistent Organic Pollutants (POPs).

During this three-day event, project partners are presenting their overall objectives, experiences, and best practices in the field of soil remediation, with a strong focus on the use of nature-based and sustainable methods such as bioremediation. This process, which relies on plants and microorganisms to clean the soil, is seen as a safer and more effective alternative to traditional remediation techniques, which are often costly and unsustainable.

The agenda of the first day includes presentations from project partners, discussions on regional challenges, and an exchange of ideas on the best ways to clean up soils from chemical pollution. In the following days, participants will also join field visits to the Bitterfeld-Wolfen industrial site, where concrete practices of soil restoration and pollution management will be presented.

This event is an important step in strengthening international cooperation, providing a platform to exchange knowledge and improve environmental policies at the European level. The participation of the Durres Regional Councildemonstrates its commitment to contributing to environmental protection, sustainable development, and the implementation of European standards at the regional level.

Leave a Comment