Këshilli i Qarkut Durrës në ditën e dytë të takimit ndërrajonal iCEAR në Gießen, Gjermani
Këshilli i Qarkut Durrës në ditën e dytë të takimit ndërrajonal iCEAR në Gießen, Gjermani
Pas një dite të parë me prezantime hyrëse dhe vizita studimore mbi praktikat e ekonomisë së qëndrueshme dhe të ripërdorshme, sot më 25 qershor 2025 kanë nisur punimet e ditës së dytë të projektit iCEAR – Përmirësimi i instrumenteve të politikave për ekonominë e qëndrueshme dhe përdorimin efikas të burimeve, që po zhvillohet në Kongresshalle Gießen.
Axhenda e ditës përfshin prezantimin e instrumenteve të politikave nga partnerët pjesëmarrës, si dhe diskutime mbi rëndësinë e të dhënave dhe informacionit në formulimin dhe përmirësimin e politikave publike në këtë fushë. Pasdite, pjesëmarrësit do të marrin pjesë në një vizitë studimore në një rrjet ri-përdorimi (Reuse-network), si pjesë e shkëmbimit të praktikave të mira.
Takimi zhvillohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Gjermania (vendi pritës), Polonia, Irlanda, Franca, Greqia, Portugalia, Sllovenia, Finlanda dhe Shqipëria.
Këshilli i Qarkut Durrës synon që, përmes këtij bashkëpunimi ndërrajonal, të forcojë kapacitetet institucionale dhe të kontribuojë në ndërtimin e politikave më të qëndrueshme dhe efikase në nivel vendor.
Durres Regional Council on the second day of the interregional iCEAR meeting in Gießen, Germany
Following the first day, which included introductory presentations and study visits focused on sustainable and resource-efficient practices, today, on June 25th, 2025, the second day of the iCEAR project – Improving Circular Economy and Resource Efficiency Policy Instruments is taking place at Kongresshalle Gießen.
Today’s agenda includes presentations of policy instruments by participating partners, as well as discussions on the importance of data and information in designing and improving public policies in this field. In the afternoon, participants will take part in a study visit to a reuse network, as part of the exchange of good practices.
The meeting brings together representatives from Germany (host country), Poland, Ireland, France, Greece, Portugal, Slovenia, Finland, and Albania.
Through this interregional cooperation, the Durres Regional Council aims to strengthen institutional capacities and contribute to the development of more efficient and sustainable local policies.
Leave a Comment