x
K Q D

[layerslider id=”28″]

[space line=”no”]

Me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, më datë 29 Shtator, qyteti i lashtë i Durrësit promovoi monumentet dhe vlerat kulturore të trashëguara brez pas brezi.

Rruga kryesore përgjatë bulevardit të qytetit dhe vendet simbol që ndodhen përgjatë kësaj rruge, të cilat konsiderohen si monumente të rëndësishme të trashgimisë kulturore të qytetit dhe që tashmë janë kthyer në pika turistike për shumë të huaj, u shndërruan në një arenë aktivitetesh të larmishme.

Pjesë e këtyre aktiviteteve u bënë edhe personalitete të rëndësishme të qytetit të Durrësit, si Z. Alfred Mullaraj, Kryetar i Këshillit të Qarkut Durrës, Z. Vangjush Dako, Kryetar i Bashkisë së Durrësit, Z. Roland Xhelilaj, Prefekt i Qarkut  Durrës, Z. Ledion Lako, Drejtor i Drejtosisë Rajonale të Kulturës Kombëtare të Durrësit, Znj. Lindita Mukaj, Drejtore e Drejtorisë Arsimore Rajonale Durrës, si dhe qytetarë të shumtë, të cilët e duan artin dhe kulturën.

Ata që i dhanë një atmosferë të vërtetë festive kësaj dite ishin nxënësit e shkollave të qytetit, të cilët në kuadër të projektit “Miku i Monumenteve”, të pozicionuar në monumentet përkatëse, përveç vlerave dhe historisë së monumenteve të lashta, kanë promovuar veshjet, ushqimet, punimet artizanale dhe muzikën, pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Durrësit.