E Hënë - E Premte | 08:00 - 16:00
[layerslider id=”17″]
[space line=”no”]
Drejtoria Rajonale e Shendetesise Durres ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise, Unicef, Ibfan dhe me mbeshtetjen e Urdherit Infermieror te Shqiperise,me date 9 Qershor 2014 organizoi Ceremonine e Falenderimit ne kuader te 1 vjetorit te marrjes se titullit: QSH dhe komunitete Mike te femijes.
Fjala pershendetese e kryetarit te Keshillit te Qarkut Durres, Z. Alfred MULLARAJ:
“ Janë pë t’u falenderuar aktivitete të tilla duke sensibilizuar gjithë opinionin publik dhe që kanë në thelb rëndësinë e mirë ushqyerjes së nënave dhe fëmijëve në kuadër të përmirësimit të jetës, dhe të së ardhmes së Shqipërisë.
Ajo që ne na dallon në këtë aktivitet nga organizma e tjerë organizatorë dhe pjesmarrës është roli që ka institucioni ynë në bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe në koordinimin në rang vendor me komunat dhe bashkitë e Qarkut të Durrësit duke u vendosur në rolin e një shtytësi të fuqishëm që nga aplikimi i legjislacionit, nismave ligjore dhe sensibilizuese të këtij stadi apo përparësive që kanë organizma si Drejtoria Rajonale Shëndetësore Durrës, të gjejnë mbështetjen e duhur në rang Qarku dhe që produktet e kësaj pune të jenë të prekshme nga komuniteti përfitues.
Ushqyerja më e mirë e nënave, shoqëruar me përmirësimin e njohurive mbi ushqimin dhe të ushqyerit, qëndrimet dhe praktikat nga gratë, vajzat dhe anëtarët e tjerë të komunitetit lidhur me ushqimin dhe ushqyerjen e shëndetëshme, organizuar nga organizmat përkatës shëndetësorë apo organizata jofitimprurëse, apo dhe nga vetë shoqëria civile, ndikojnë padyshim edhe në fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore, në zvogëlimin e ndjeshëm të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë foshnjore, si edhe në përmirësimin e shëndetit të nënës duke luajtur një rol vendimtar në parandalimin e sëmundjeve.
Kjo që po diskutohet sot këtu dhe që kam bindjen se do të tejcohet pozitivisht edhe në të ardhmen është në konformitet të plotë me politikat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë në përputhje me ato lokale, si edhe me vetë programin të Qeverisë Shqiptare, duke pasur në qëllim promovimin e një jete të shëndetshme në moshë fëminore që nis që me ushqyerjen e shëndetshme menjëherë pas lindjes në respektim të plotë e të drejtave të fëmijëve.
Këshilli i Qarkut Durrës është një mbështetës i fuqishëm i nismave të tilla, në këtë aspekt do të doja të nënvizoja dhe tju bëja me dije në këtë event që në buxhetin e këtij viti është planifikuar një shumë sado simbolike por e nevojshme për shoqatën RAIDER, edhe pse situata ekonomike lë për të dëshiruar.
Ne si institucion do të jemi në vazhdim mbështetës i strategjive dhe politikave shëndetësore të tilla ku bëhet fjalë për përmirësimin e jetës së fëmijëve që janë pasuria më e madhe e këtij vendi.”
Ne Ceremonine e Falenderimit moren pjese :
Ceremonia nisi me nje dokumentar ku u prezantua puna e bere qe prej vitit 2010 ne zbatim te nismes :QSH dhe komunitete:Mike te femijes.
Qellimi i ceremonise ishte falenderimi i bashkepunetoreve tane te shkelqyer dhe reflektimi per te gjetur rruge te reja bashkepunimi per te permiresuar ushqyerjen e popullates ne Durres, vecanerisht te nenes dhe femijes.
U falenderuan :
Stafet shendetesore te QSH nr 2 Bashkia Durres,QSH Shijak , QSH Xhafzotaj .
Bashka Durres ,Bashkia Shijak dhe Komuna Xhafzotaj .
Nenat lidere dhe anetare te grupeve nene- nene.
MSH,ISHP,UNICEF,IBFAN.
Te gjithe OJF te lokale .
Ne kete dokumentar u soll ne vemendje rendesia e investimeve ne ushqyerjen e shendetshme gjete gjithe ciklit te jetes por vecanerisht per vajzat,nenat dhe femijet.Duke qene se problemet e ushqyerjes shkojne pertej Institucioneve Shendetesore u ritheksua rendesia e bashkepunimti ndersektorial dhe nderinstitucional per politika te sukseshshme lokale qe ndikojne ne gjendjen e ushqyerjes se popullates .
Fjalen pershendetese e hapi Drejtori i DRSH Durres,Dr.Kristo HUTA , i cili vleresoi punen e stafeve shendetesore ne Drejtorine tone dhe ne te dy nivelet e sherbimit per te permiresuar vecanerisht treguesit e ushqyerjes me gji .
Z.Huta falenderoi per mbeshtetjen e bashkepunimin MSH,ISHP,UNICEF,IBFAN,Kryetarin e Bashkise Durres,Kryetarin e Bashkise Shijak dhe Kryetarin e Komunes Xhafzotaj.
Falenderoi punen e nenave te grupeve mbeshtetese nene nene e dhe te gjithe OJF te lokale cilat kane ne fokus permiresimin e miresenies se popullates ,sidomos te nenave dhe femijeve.
Z.Huta paraqiti disa sugjerime te cilat kane per qellim vleresimin me te mire te punes se stafeve shendetsore ne KSHP ,permiresimin e treguesve shendetesore qe lidhen me shendetin e femijeve ,vendosjen e indikatoreve te cilet pasqyrojne punen e bere ne lidhje me ushqyerjen e shendetshme vecanerisht ushqyerjen me gji dhe permiresime ne Kuadrin ligjor mbi ushqyerjen me gji.
Ne mbyllje te fjales pershendetese Drejtori prezantoi Draft planin e veprimit 2015- 2017 mbi ushqyerjen e shendetshme ,te pergatitur nga grupi i trajnereve lokale te ushqyerjes se shendetshme .
Deputetja e Kuvendit te Shqiperise ,Zj.Klodiana Spahiu vleresoi Ceremonine ,angazhimin e stafeve shendetesore ne Durres qe mbeshteten te paret nismen QSH dhe komunitete mike te femijes ,bashkepunetoret tane te cilet na mbeshteten ne kete nisme.Zj Spahiu u ndal ne raportin e Unicefit dhe te MSH ne lidhje me kequshqyerjen ne Shqiperi ,studim i vitit 2010 ,rendesine e ushqyerjes me gji dhe promovimin e ushqyerjes se shendetshme qe ne moshat feminore si rruge te sukseshme ne uljen e semundshmerise kronike.Gjithashtu Zj.Spahiu garantoi, si mjeke dhe deputete e Qarkut Durres, mbeshtetjen personale per cdo inisiative qe ka ne fokus permiresimin e shendetit te popullates dhe vecanerisht te nenes dhe femijes .
Perfaqsuesja e MSH Zj.Nedime Ceka gjithashtu edhe nje nga bashkepunetoret e stafeve shendetsore ne KSHP Durres ,vleresoi punen shume vjecare te bere ne Durres per promovimin e ushqyerjes me gji , zbatimin e nismes QSH dhe komunitete mike te femijes dhe rritjen e kapaciteteve profesionale te stafeve shendetsore ne Durres.Zj.Ceka solli ne vemendje te te gjithe te pranishmeve angazhimin e vecante te MSH per te permiresuar me tej shendetin e nenes dhe femijes.Rezulat i kesaj pune jane edhe pergatitja e protokolleve per konsultorin e nenes dhe femijes te cilet do permiresojne punen e stafeve shendetesore dhe rrjedhimisht do permiresojne edhe shendetin e nenes dhe femijes.
Kryetari i Keshillit te Qarkut Durres Z.Alfred Mullaraj ,vleresoi punen e stafeve shendetsore ne Durres per permiresimin e shendetit te nenes dhe femijes ,suksesin ne marrjen e titullit QSH dhe komunitete Mike te femijes . Gjithashtu Z.Mullaraj shprehu gadishmerine e tij per te shtuar bashkepunimin me DRSH Durres per ti dhene nje qasje te re ketij bashkepunimi me qellimin e perbashket permiresimin e vazhdueshem te shendetit te popullates ne Durres vecanerisht te shendetit te nenes dhe femijes.
Drejtore e Drejtorise se Sherbimeve Sociale ,Zj.Meme Xhaferraj ,ne emer te Bashkise Durres ,e vleresoi shkelqyeshem bashkepunimin Bashki / DRSH Zj.Xhaferraj , e cila per vite ka qene bashkepunetore e jona ne zbatimin e nismes QSH dhe komunitete mike te femijes ,solli perpara pjesmarresve angazhimin serioz te Bashkise Durres per permiresimin e shendetit te popullates sidomos te femijeve .Ne emer te kryetarit te Bashkise ,Zj Xhaferraj ,garantoi vazhdimin e ketij bashkepunimi dypalesh ,per te ofruar standartet e shendetit dhe te jeteses te femijeve ne qytetin e Durresi ne standartet europiane.
Drejtore e Programit te Shendetesise per Shqiperine Unicef,Zj.Mariana Bukli,vleresoi shume pozitivisht te gjithe punen e bere nga personeli shendetesor Durres ,bashkepunimin e sukseshem me pushtetin lokal per te permiresuar ne vazhdimesi shendetin e nenes dhe femijes.
Gjithashtu Zj.Bukli theksoi rendesine e politikave sociale vecanerisht ne mbeshtetjen e familjeve me probleme social ekonomike ,rendesine e politikave arsimore te cilet te nderthurura me politika vendore te sukseshme dhe politika lokale shendetesore qe promovojne dhe nxisin ushqyerjen e shendeteshme ndikojne shume pozitivisht ne zhvillimin ekonomik te qytetareve te Durresit.
Presidenti i Urdherit te Infermierit ,Z.Sabri Skenderi ,vleresoi punen vecanerisht te stafeve infermierore ,ne promovimin e ushqyerjes me gji dhe ne punen shumevjecare per marrjen e titullit QSH dhe komunitete Mike te femijes. Z.Skenderi vleresoi shume te rendesishem rritjen e kapaciteteve profesionale te stafeve infermierore ,si stafe pa te cilat puna ne shendetsi nuk mund te jete asnjehere e sukseshme.Gjithashtu,garantoi mbeshtetjen e UISH per cdo nisme qe ka ne fokus permiresimin e shendetit te femijeve .
Pershendeti ne kete Ceremoni edhe:
Z.Erol Como shef i Sektorit te Mjekut te Familjes vleresoi punen e stafeve shendetesore vecanerisht ne KSHP Durrres.
Nenkryetare e Bashkise Shijak Zj.Shpresa Domi e cila falenderoi per bashkepunimin e sukseshem nderinstitucional dhe garantoi qe politikat qe lidhen me ushqyerjen e shendtshme do te shikohen me shume prioritet ne buxhetin e vitit te ardhshem.
Perfaqesuese e Komunes Xhafzotaj falenderoi ne emer te Kryetarit te Komunes per bashkepunimin me Drejtorine tone dhe premtoi qe ne buxhetin e ardhshem do shikohen akoma me me shume kujdes grate me probleme social ekonomike.
Trajneret kombetare Dr.Jeta Lakrori dhe Dr.Ana Koxhaku shprehen vleresimet me te mira per punen qe behet nga stafet shendetesore ne Durrres ne promovimin e ushqyerjes se shendetshme dhe vecanerisht ne lidhje me ushqyerjen me gji.Gjithashtu u vleresua edhe puna e grupeve mbeshtetese nene nene.
Nenat lidere te QSH nr 2 dhe Xhafzotaj , falenderuan perkatesisht stafet e QSH nr.2 dhe stafin e QSH Xhafzotaj.
Drejtore e Shtepise se Femijes ,Bashkia Durres,Zj.Heroina Duka ,vleresoi aktivitetin ,solli pervojen e punes ne ushqyerjen e femijeve,punesimin e mjekes pediatre nga Bashkia Durres dhe u angazhua per nje bashkepunim me te mire me Drejtorine tone ,ne lidhje me ushqyerjen e shendetshme te femijeve.
Me certifikate mirenjohje u vleresuan bashkepunetoret tane me te mire qe besuan tek puna jone dhe per shume vite na mbeshteten ne nismen QSH dhe komunitete mike te femijes.
Nenat lidere te QSH fituese te titullit.
Kryetarit te Bashkise Durrres,Kryetarit te Bashkise Shijak,Kryetarin e Komunes Xhafzotaj
Zyrtareve te larte te MSH,UNICEF,IBFAN,trajnereve kombetare te ushqyerjes se shendetshme dhe ushqyerjes me gji.
Ceremonia u pasqyrua ne mediat lokale dhe kombetare.
Kjo ceremoni u zhvillua ne ambientet e Salles se mbledhjeve te Keshillit te Qarkut Durres nen angazhimin personal te Kryetarit te Keshillit te Qarkut Durres,Z.Alfred Mullaraj dhe Shef i Kabinetit Z.Arben Isaku.