E Hënë - E Premte | 08:00 - 16:00
[layerslider id=”45″]
[space line=”no”]
Fjala e mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare: “Zhvillimi i Agroturizmit: Mjet për Zhvillimin Socio-Ekonomik të Rajoneve Tona”
Në vendet në të cilat zhvillohet turizmi ai sjell mjaft aspekte pozitive ekonomike, si rritje ekonomike, rritje e punësimit në këtë sektor për pasojë rritjen e të ardhurave dhe rritjen e investimeve vendase dhe te huaja.
Nëse bëjmë një analizë të mirëfilltë në Qarkun e Durrësit shihet re se numri i turistëve po rritet ndjeshëm vit pas viti. Por nga ana tjetër vërejmë edhe një fakt jo shumë pozitiv siç është fakti sezonal i zhvillimit të këtij turizmi që tregon se numri më i madh i vizitorëve evidentohet gjatë periudhës korrik dhe gusht gjë e cila e lidh ngushtë zhvillimin turistik në këtë zonë me detin. Kjo është karakteristikë e të gjitha viteve që tregon se muajt më pak të frekuentuara për të bërë pushime janë ato të janarit dhe shkurtit. Pra ende dega dominuese në qarkun e Durrësit për të bërë turizëm është ai i plazheve dhe diellit duke lënë mënjanë dhe duke mos frekuentuar Agroturizmin dhe turizmin kulturor.
Qarku i Durrësit përbëhet aktualisht nga tre Bashki dhe nga rreth 108 fshatrat të cilat ekspozojnë dhe paraqesin një potencial të madh në fushën e Agroturizmit. Ky është një potencial i cili nuk duhet lënë të na ikë prej duarsh për të mirën e turizmit tonë, për mundësinë e hapjes së vendeve të punës dhe për rritjen ekonomike të vendit tonë.
Elementi thelbësor për zhvillimin ekonomiko kulturor dhe turistik i Qarkut të Durrësit duhet të jetë “zbulimi” i tij. Zbulimi si një produkt i historisë, natyrës, arkeologjisë, kulturës së jetesës, kuzhinës dhe mikpritjes që ai ofron.
Agroturizmi si një nga komponentët kryesorë me më shumë efikasitet të zhvillimit turistik të një vendi përqaset me faktin real që zonat funksionale të bashkive në Qarkun e Durrësit të jenë ndër zonat që i zotërojnë të gjitha parakushtet për një zhvillim të sektorit të Agroturizmit. Burimet natyrore, njerëzore, tradita, atraksionet e ndryshme kulturore krijojnë shtratin e nevojshëm për këtë sektor. Kjo qasje e zhvillimit të turizmit do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e mundësive për punësim edhe në zonat rurale, si dhe do të vlerësojë më shumë gjithë trashëgiminë kulturore, historike dhe kulinare të zonave që aq shumë ndryshojnë njëra me tjetrën. E gjitha kjo, patjetër, duhet të jetë në sinergji edhe me dokumentet strategjike për zhvillimin e rajonit tonë të përgatitura në rang Qarku siç duhet edhe të reflektohet në politikat e zhvillimit të ndërmarra në nivel qendror.
Qarku i Durrësit ofron potenciale të paimagjinueshëm produktive të turizmit duke filluar nga turizmi detar i Bashkisë së Durrësit e deri tek turizmi malor i Bashkisë së Krujës që janë elementë të rëndësishëm dhe që kërkojnë në themel me patjetër ndërthurjen me Agroturizmin. Qarku i Durrësit është i vetmi qark në Republikën e Shqipërisë që ndërthur një shumëllojshmëri të ndryshueshme në shtrirjen e tij gjë që ndoshta nuk e gjejmë në qarqet e tjera.
Për këtë arsye jemi sot këtu që të bashkëpunojmë nëpërmjet Eurorajonit Adriatiko Jonian dhe faktorëve të tjerë të pushtetit qendror dhe të bizneseve për të ndryshuar mentalitetin që Durrësi ka vetëm detin. Prandaj jemi këtu për të qenë të hapur për të bashkëpunuar në projekte të cilat do ti hapin rrugën zhvillimit të formave të ndryshme të turizmit sidomos Agroturizmit.
Ju faleminderit