E Hënë - E Premte | 08:00 - 16:00
[layerslider id=”8″]
[space line=”yes”]
I nderuar z. Drejtor i Policisë së Qarkut të Durrësit,
Të nderuar efektivë të policisë.
Policia e Shtetit Shqiptar sot mbush 101 vjet nga dita e krijimit të saj.Ajo është pjesë e rëndësishme e historisë së vendit pasi ka mbajtur mbi supe një peshë të rëndë që lidhet me misionin e saj, që është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike.Ndaj unë ju uroj Gëzuar 101 vjetorin e armës suaj.
Të nderuar pjesmarrës,rruga që ka përshkuar policia për të ardhur deri këtu nuk ka qenë e lehtë por ka qenë e mbushur me vështirësi e sakrifica të mëdha të cilat lidhen jo vetëm me vështirësitë e profesionit por edhe me zhvillimet historike që kanë ndodhur përgjatë një shekulli.
Policisë i është dashur të përballojë vështirësitë e viteve të para të krijimit të shtetit shqiptar kur gjithcka ishte një kaos i vërtetë.Më pas vijnë periudhat pas luftës së parë botërore për të mbërritur në vitin 1944 që shënoi edhe mbarimin e luftës së dytë.
Viti 1991 shënoi ndryshimin e sistemit politik shoqëror në vendin tonë pas rënies së Murit të Berlinit. Policia ishte përsëri ajo që u thirr për të mbrojtur rendin e qetësinë në vitet e tranzicionit. Këtë mision ajo e kreu me sukses duke humbur nga radhët e saj me qindra efektivë të devotshëm në kryerjen e misionit të saj fisnik.
Të nderuar efektivë të policisë së qarkut të Durrësit.Më lejoni që në këtë ditë historike,në emër të institucionit që unë drejtoj, tju garantoj mbështetjen time por edhe të forcës politike që përfaqësoj,se do të jemi krah jush në të gjithë aktivitetin tuaj.
Më lejoni të deklaroj se ne do të përpiqemi që me anë të ligjeve ta përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme trajtimin tuaj financiar.
Edhe një herë ju uroj Gëzuar festën dhe gjithmonë suksese në misionin
tuaj kaq rëndësishëm.
Leave a Comment