x
K Q D

[layerslider id=”29″]

[space line=”no”]

Në kuadër të edicionit XVII të festivalit ndërkombëtar “Luajmë dhe vallëzojmë”, ditën e premte, më datë 17 tetor, në ambjentet e Këshillit të Qarkut Durrës u zhvillua një pritje për delegacionet pjesëmarrës në këtë aktivitet. Autoritetet pritëse të këtyre delegacioneve ishin Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Z. Alfred Mullaraj dhe Prefekti i Qarkut Durrës, Z. Rolant Xhelilaj, të cilët gjatë fjalës së tyre përshëndetëse evidentuan rëndësinë e aktiviteteve të tilla jo vetëm në shpalosjen e vlerave tradicionale dhe kulturore, por edhe në përforcimin e bashkëjetesës mes fëmijëve të vendeve të rajonit dhe më gjerë.

Festivali do të ketë një kohëzgjatje disa ditore në qytetin e Durrësit, ku fëmijët do të performojnë me kostume tradicionale këngë, valle dhe lojra me tipare karakteristike kulturore të vendeve që përfaqësojnë.

1 : 00 AM

Hour
Minutes
AM PM
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12