x
K Q D
Këshilli i Qarkut Durrës

SPECIALIST PËR MENAXHIMIN E PROJEKTEVE NË KËSHILLIN E QARKUT DURRËS

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Vendimit nr.19932 datë 07.12.2015“Për plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese për Kandidatë Jashtë Shërbimit Civil” Drejtoria e Këshillit të Qarkut Durrës shpall procedurat e lëvizjes paralele, dhe aplikim nga jashtë Shërbimit Civil për pozicionin:

 

Specialist për menaxhimin e projekteve , Kategoria e pages IV-2.

Për të gjitha procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!

 

PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN SI MË SIPËR

Detyrat kryesore

⦁ Të hartojë dhe të zbatojë planin vjetor të komunikimit dhe promovimit për projektet e huaja ne Këshillin e Qarkut Durrës.
⦁ Të përgatisë njoftime per shtyp,komunikata,artikuj dhe publikime për aktivitetet e projekteve.
⦁ Të koordinojë organizimin e aktiviteteve promovuese,takimeve dhe konferencave për projektet ndërkombëtare.
⦁ Të përgatisë materiale vizuale,video,prezantime dhe publikime sipas standarteve të donatorëve.
⦁ Të sigurojë përditësimin e vazhdueshëm të faqes zyrtare dhe kanaleve të rrjeteve sociale të Këshillit të Qarkut me informacion mbi projektet.
⦁ Të mbajë marrëdhënie të vazhdueshme me median,partneret ndërkombëtarë dhe institucionet vendore për promovimin e projekteve.
⦁ Te pergatise raporte periodike mbi aktivitetet e komunikimit për donatorët dhe drejtuesit e Këshillit të Qarkut.
⦁ Te monitorojë publikimet ne media dhe te raportojë për reagimet e publikut lidhur me projektet.
⦁ Të siguroje arkivimin e dokumentacionit dhe të materialeve promovuese sipas kërkesave ligjore dhe të donatorëve.

 

⦁ KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (IV-2);
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
⦁ Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor” në Shkenca Sociale/Ekonomike/Inxhinerike.
⦁ Të zotërojë aftësi të punës në grup.
⦁ Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

 

⦁ DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i aplikantit;
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase displinore ne fuqi.
i- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;


Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Këshillin e Qarkut Durrës brenda datës 6 Prilli 2026.

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK


Në datën 6 Prilli 2026, njësia e Këshillit të Qarkut do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Këshillit të Qarkut , listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Këshillit të Qarkut Durrës, (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.

 

⦁ FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
⦁ Njohuritë mbi legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore;
⦁ Ligjin Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar.
⦁ Njohuritë mbi Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
⦁ “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar;
⦁ Ligji 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”

 

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT


Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve,Këshilli I Qarkut do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë kandidate të tjerë jashte shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (Jashtë Shërbimit Civil) në procedurën e pranimit në shërbimin civil:
a-Niveli i diplomës duhet të jetë Bachelor në Shkenca Sociale/Ekonomike/Inxhinerike
b-Të zotërojë aftësi të punës në grup.
c-Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

 

⦁ DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët (nëpunës civilë) duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i aplikantit;
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase displinore ne fuqi.
i- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

 

Kandidatët (Jashtë Shërbimit Civil) duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

 

a- Jetëshkrim i aplikantit;
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti Në këshillin e Qarkut brënda datës 06 Prill 2026.

 

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 06 Prill 2026, Drejtoria e Këshillit të Qarkut Durrës do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes ne detyre dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim për njohuritë mbi dokumentet e listuara në pikën 1.4

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë
e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të
lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

 

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Këshillit të Qarkut Durrës do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail), si edhe do të do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.

Leave a Comment