x
K Q D

Së bashku për një bregdet më të pastër në kuadër të projektit BLUECIRCLE

Këshilli i Qarkut Durrës organizoi këtë javë Workshop-in e Ekonomisë Blu, një aktivitet i zhvilluar në kuadër të projektit BLUECIRCLE, i cili bëri bashkë qytetarë, ekspertë dhe aktorë të interesuar për të diskutuar mbi mbrojtjen e mjedisit detar dhe reduktimin e ndotjes plastike.

Në fokus të workshop-it ishte një nga sfidat më të rëndësishme për zonat bregdetare: si mund të mbrojmë detin dhe plazhet tona nga mbetjet plastike dhe si mund t’i trajtojmë këto mbetje si burime me potencial për riciklim dhe ripërdorim, në vend që t’i konsiderojmë vetëm si mbetje për t’u asgjësuar.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, komunitetit, ekspertëve dhe aktorëve lokalë për zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme në kuadër të ekonomisë blu dhe ekonomisë qarkulluese. Pjesëmarrësit shkëmbyen ide dhe perspektiva mbi mënyrat se si mund të reduktohet ndotja plastike dhe të rritet ndërgjegjësimi për mbrojtjen e ekosistemeve detare.

Nga diskutimi në veprim

Aktiviteti nuk u kufizua vetëm në diskutime. Menjëherë pas përfundimit të workshop-it, pjesëmarrësit iu bashkuan një aksioni konkret për pastrimin e plazhit, duke i kthyer idetë e diskutuara në veprime të drejtpërdrejta në terren.

Gjatë aksionit u mblodhën mbetje të ndryshme përgjatë zonës së plazhit, të cilat më pas u ndanë sipas kategorive për riciklim dhe u analizuan, me qëllim krijimin e një panorame më të qartë mbi llojet e mbetjeve që gjenden në zonën bregdetare.

Ky proces ndihmon jo vetëm në pastrimin e menjëhershëm të hapësirave publike, por edhe në kuptimin më të mirë të burimeve dhe karakteristikave të ndotjes, duke krijuar bazën për masa më efektive në të ardhmen.

Një përgjegjësi e përbashkët për të ardhmen

Mbrojtja e detit dhe e bregdetit kërkon më shumë sesa iniciativa të izoluara. Ajo kërkon angazhim të vazhdueshëm, ndërgjegjësim dhe bashkëpunim të gjithë komunitetit.

Ndërtimi i një komuniteti që kujdeset për mjedisin dhe që e sheh mbrojtjen e tij si përgjegjësi të përbashkët është një hap thelbësor për t’u garantuar brezave të ardhshëm plazhe më të pastra, një det më të shëndetshëm dhe një bregdet më të qëndrueshëm.

Këshilli i Qarkut Durrës falënderon të gjithë qytetarët, ekspertët dhe pjesëmarrësit që iu bashkuan aktivitetit dhe kontribuuan me idetë, eksperiencën dhe angazhimin e tyre.

Së bashku mund ta kthejmë ndërgjegjësimin në veprim dhe veprimin në ndryshim të qëndrueshëm.

Projekti BLUECIRCLE realizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes programit Interreg IPA ADRION.

Together for a Cleaner Coast!

 

This week, the Regional Council of Durrës organized the Blue Economy Workshop, an activity held within the framework of the BLUECIRCLE project, bringing together citizens, experts, and relevant stakeholders to discuss marine environmental protection and the reduction of plastic pollution.

The workshop focused on one of the most important challenges facing coastal areas: how we can protect our sea and beaches from plastic waste and how this waste can be treated as a resource with potential for recycling and reuse, rather than simply as material to be discarded.

During the discussions, participants highlighted the importance of cooperation between institutions, communities, experts, and local stakeholders in developing sustainable solutions within the blue and circular economy. Participants exchanged ideas and perspectives on ways to reduce plastic pollution and raise awareness about the protection of marine ecosystems.

From Discussion to Action

The activity was not limited to discussion. Immediately after the workshop, participants joined a beach clean-up action, turning the ideas discussed into concrete action on the ground.

During the clean-up, different types of waste were collected along the beach area. The collected materials were then sorted into categories for recycling and analysed in order to gain a clearer understanding of the types of waste found along the coastline.

This process contributes not only to the immediate cleaning of public spaces, but also to a better understanding of the sources and characteristics of pollution, helping to create a stronger basis for more effective measures in the future.

A Shared Responsibility for the Future

Protecting the sea and coastline requires more than isolated initiatives. It requires continuous commitment, greater awareness, and cooperation across the entire community.

Building a community that truly cares for the environment and sees its protection as a shared responsibility is an essential step towards ensuring cleaner beaches, a healthier sea, and a more sustainable coastline for future generations.

The Regional Council of Durrës thanks all citizens, experts, and participants who joined the activity and contributed through their ideas, experience, and active engagement.

 

Together, we can turn awareness into action and action into lasting change.

Leave a Comment