x
K Q D

Portugalia Veriore & Castilla y León – Dita e Tretë e Projektit Interreg Europe – Tourism4SDG

 
Vizitë studimore ndërkufitare për turizmin e qëndrueshëm
 

U zhvillua Dita e Tretë e projektit Interreg Europe – Tourism4SDG, e fokusuar në një vizitë studimore ndërkufitarerajonin verior të Portugalisë dhe në Castilla y León. Aktivitetet u përqendruan në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, me ndalesa dhe prezantime në qytetin Miranda do Douro.

 

Politika dhe praktika për ruajtjen e trashëgimisë dhe monitorimin e turizmit

 

Gjatë prezantimeve, u paraqitën politika dhe masa konkrete që lidhen me ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, si dhe me monitorimin e ndikimit të turizmit në nivel rajonal. U theksua rëndësia e planifikimit të qëndrueshëm për territoret me karakteristika të veçanta dhe sfida demografike.

 

Bashkëpunimi ndërkufitar dhe roli i aktorëve lokalë

 

Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi ndërkufitar ndërmjet Portugalisë dhe Spanjës, roli i autoriteteve vendore dhe përfshirja e aktorëve lokalë dhe ekonomikë në ndërtimin e modeleve të qëndrueshme të turizmit, veçanërisht në zona me rënie demografike ose densitet të ulët popullsie.

 

Sesione pune dhe praktika të qëndrueshme në sektorin e verës

 

Në vijim, u zhvilluan sesione të dedikuara pune për koordinimin e projektit dhe analizimin e praktikave të mira, si dhe një shëtitje orientuese në qytetin Miranda do Douro. Dita u përmbyll me një vizitë studimore në zonën e Toros, ku u prezantuan praktika të qëndrueshme në prodhimin e verës dhe lidhja e tyre me zhvillimin e turizmit lokal.

 

Northern Portugal & Castilla y León – Day Three of the Interreg Europe – Tourism4SDG Project

 
Cross-border study visit on sustainable tourism
 

Day Three of the Interreg Europe – Tourism4SDG project was held, focusing on a cross-border study visit in Northern Portugal and the Castilla y León region. The programme included visits and presentations in the city of Miranda do Douro, showcasing experiences and best practices related to sustainable tourism development.

 

Policies and practices for heritage preservation and tourism monitoring

 

During the presentations, concrete policies and measures were introduced regarding the preservation of natural and cultural heritage, as well as the monitoring of tourism impacts at the regional level. The importance of sustainable planning for territories with specific characteristics and demographic challenges was emphasized.

 

Cross-border cooperation and the role of local stakeholders

 

Discussions highlighted the importance of cross-border cooperation between Portugal and Spain, the role of local authorities, and the involvement of local and economic stakeholders in building sustainable tourism models, particularly in areas facing demographic challenges.

 

Working sessions and sustainable practices in the wine sector

 

The programme continued with dedicated working sessions focused on project coordination and the analysis of good practices, followed by a guided tour of the city of Miranda do Douro. The day concluded with a study visit to the Toros area, where sustainable practices in wine production and their connection to local tourism development were presented.

 

Leave a Comment