Këshilli i Qarkut Durrës fton qytetarët dhe grupet e interesit të marrin pjesë në konsultimin publik për investimin që do të realizohet për rikonstruksionin e këtyre rrugëve: “Korca, Evlia Celebiu dhe Hermes”.
🔹 Qëllimi i investimit:
Përmirësimi i infrastrukturës, duke përfshirë edhe rrugicat lidhëse dhe rritjen e cilësisë së ndërtimit për të garantuar siguri dhe akses më të mirë për komunitetin.
📅 Data: 19/12/2025 Ora: 11:00
📍 Vendi:Këshilli i Qarkut Durrës, kati i tretë, Adresa: Sheshi “Liria”, 2000 Durrës, Shqipëri
📧 Email për komunikim: kabineti@qarkudurres.gov.al
🔹Si mund të kontribuoni?
Pjesëmarrja në konsultimin publik që do të mbahet ditën e premte në ambientet e Këshillit të Qarkut Durrës. Shprehjen e mendimeve dhe sugjerimeve gjatë takimit.
Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për një vendimmarrje të informuar dhe transparente.
Leave a Comment