x
K Q D

Kujdesuni për fqinjët tuaj gjatë ditëve të nxehta

 

Në kuadër të fushatës HEATSAFE, Këshilli i Qarkut Durrës i bashkohet iniciativës #NeighboursWhoCare, duke u bërë thirrje qytetarëve që gjatë periudhave me temperatura të larta të tregojnë kujdes të veçantë ndaj personave më të moshuar në komunitetin e tyre.

Temperaturat ekstreme mund të përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit dhe për personat që jetojnë vetëm. Në këto kushte, mbështetja dhe vëmendja e fqinjëve, familjarëve dhe komunitetit mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e pasojave të nxehtësisë.

Një telefonatë e shkurtër apo një vizitë mund të bëjë një ndryshim të madh. Kontrolloni nëse fqinjët tuaj të moshuar janë mirë, nëse kanë ujë të mjaftueshëm, nëse ndodhen në një ambient të freskët dhe nëse kanë nevojë për ndihmë gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Veprime të thjeshta, si sigurimi i ujit të pijshëm, ndihma për të shmangur ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell apo kontakti i rregullt me personat që jetojnë vetëm, mund të ndihmojnë në reduktimin e rreziqeve që lidhen me temperaturat e larta.

Këshilli i Qarkut Durrës, përmes aktiviteteve të projektit HEATSAFE, synon të rrisë ndërgjegjësimin për ndikimin e nxehtësisë ekstreme dhe rëndësinë e masave parandaluese për mbrojtjen e grupeve më të cenueshme.

Le të tregojmë se jemi një komunitet që kujdeset për njëri-tjetrin. Kontrolloni fqinjët tuaj të moshuar dhe mos hezitoni të ofroni ndihmë kur është e nevojshme.

Çdo veprim i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh.

 

Take Care of Your Neighbours During Hot Weather

 

As part of the HEATSAFE campaign, the Regional Council of Durrës is joining the #NeighboursWhoCare initiative, encouraging citizens to pay particular attention to older people in their communities during periods of high temperatures.

Extreme heat can pose a serious risk to health, particularly for older people and those who live alone. During such periods, support and attention from neighbours, family members and the wider community can play an important role in preventing heat-related health problems.

A short phone call or a simple visit can make a significant difference. Check whether your older neighbours are doing well, whether they have enough drinking water, whether they are staying in a cool environment and whether they need any assistance during the hottest hours of the day.

Simple actions, such as providing drinking water, helping someone avoid direct exposure to the sun, or regularly checking on people who live alone, can help reduce the risks associated with high temperatures.

Through the activities of the HEATSAFE project, the Regional Council of Durrës aims to raise awareness of the impacts of extreme heat and the importance of preventive measures to protect the most vulnerable members of our communities.

Let us show that we are a community that cares for one another. Check on your older neighbours and do not hesitate to offer support when needed.

Every small action can make a big difference.

 

Leave a Comment