Këshilli i Qarkut Durrës pjesë e aktivitetit dyditor të projektit BLUECIRCLE në Bari, Itali
Këshilli i Qarkut Durrës mori pjesë në aktivitetin dyditor të projektit BLUECIRCLE, zhvilluar më 21–22 prill 2026 në Bari, Itali, i cili mblodhi partnerët dhe palët e interesuara për të diskutuar progresin e projektit dhe për të zhvilluar trajnim teknik mbi zgjidhjet për mbledhjen e mbetjeve detare.
Gjatë ditës së parë të aktivitetit u zhvillua takimi i Steering Committee, ku partnerët diskutuan mbi ecurinë e aktiviteteve, koordinimin e hapave të ardhshëm dhe ndarjen e roleve dhe përgjegjësive në kuadër të projektit. Ky takim shërbeu për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të siguruar një qasje të harmonizuar në zbatimin e veprimeve të parashikuara.
Në ditën e dytë, partnerët morën pjesë në një trajnim teknik të dedikuar për përdorimin e sistemit vakum për mbledhjen e mbetjeve në plazh. Ky sesion praktik kontribuoi në rritjen e kapaciteteve të partnerëve dhe në shkëmbimin e eksperiencave konkrete për zbatimin e zgjidhjeve që mbështesin ekonominë qarkulluese dhe mbrojtjen e mjedisit bregdetar.
Pjesëmarrja e Këshillit të Qarkut Durrës në këtë aktivitet rikonfirmon angazhimin institucional për të qenë pjesë aktive e projekteve ndërkombëtare që promovojnë mbrojtjen e mjedisit, reduktimin e ndotjes detare dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajonin Adriatiko-Jonian.
Regional Council of Durrës Participated in the Two-Day BLUECIRCLE Project Activity in Bari, Italy
The Regional Council of Durrës participated in the two-day BLUECIRCLE project activity, held on 21–22 April 2026 in Bari, Italy, bringing together partners and stakeholders to discuss project progress and to conduct technical training on marine litter collection solutions.
During the first day of the activity, the Steering Committee meeting was held, where partners discussed the progress of activities, coordination of upcoming steps, and the allocation of roles and responsibilities within the project. This meeting served to strengthen institutional cooperation and ensure a coordinated approach to the implementation of planned actions.
On the second day, partners took part in a technical training session dedicated to the use of the vacuum system for beach litter collection. This practical session contributed to strengthening partner capacities and exchanging concrete experiences for the implementation of solutions supporting circular economy principles and coastal environmental protection.
The participation of the Regional Council of Durrës in this activity reaffirms its institutional commitment to being an active part of international projects that promote environmental protection, marine litter reduction, and sustainable development in the Adriatic-Ionian region.
Leave a Comment