Këshilli i Qarkut Durrës në Takimin e 3-të Ndërrajonal të Shkëmbimit të Përvojave të projektit NATUREM në Helsinki
Këshilli i Qarkut Durrës mori pjesë në Takimin e 3-të Ndërrajonal të Shkëmbimit të Përvojave (3rd IEE) të projektit NATUREM, i zhvilluar në Helsinki, Finlandë.
Gjatë ditës së parë të takimit, partnerë dhe ekspertë nga vende të ndryshme evropiane shkëmbyen përvoja, njohuri dhe praktika lidhur me trajtimin dhe rehabilitimin e tokave dhe zonave të ndotura. Në fokus të diskutimeve ishin mënyrat e menaxhimit të territoreve të prekura nga ndotja, si dhe përdorimi i zgjidhjeve inovative dhe miqësore me mjedisin për rehabilitimin e tyre.
Në kuadër të aktivitetit u prezantuan raste konkrete dhe praktika të mira nga territore të ndryshme evropiane. Këto shembuj ofruan një pasqyrë mbi mënyrat se si mund të trajtohen zonat e ndotura, duke kombinuar vlerësimin e rrezikut mjedisor me masa të përshtatshme për rehabilitimin dhe rikthimin e këtyre hapësirave në përdorim të sigurt.
Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua gjithashtu metodave për vlerësimin e rreziqeve mjedisore, trajtimin e ndotësve dhe rehabilitimin e zonave të dëmtuara. Përmes prezantimeve dhe diskutimeve teknike, pjesëmarrësit patën mundësi të ndanin eksperiencat e tyre dhe të njiheshin me qasje të reja që mund të përshtaten sipas nevojave dhe karakteristikave të territoreve përkatëse.
Pjesëmarrja e Këshillit të Qarkut Durrës në këtë aktivitet ndërkombëtar kontribuon në shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe njohjen me praktika të mira që mund të mbështesin mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.
Këshilli i Qarkut Durrës vijon angazhimin në kuadër të projektit NATUREM, duke promovuar bashkëpunimin ndërrajonal dhe shkëmbimin e përvojave për menaxhimin më të qëndrueshëm të territorit dhe burimeve natyrore.
Durrës Regional Council Participates in the 3rd Interregional Experience Exchange Meeting of the NATUREM Project in Helsinki
The Durrës Regional Council participated in the 3rd Interregional Experience Exchange Meeting (3rd IEE) of the NATUREM project, held in Helsinki, Finland.
During the first day of the meeting, partners and experts from different European countries exchanged experiences, knowledge and practices related to the treatment and rehabilitation of contaminated soils and polluted areas. Discussions focused on approaches to managing territories affected by pollution, as well as on innovative and environmentally friendly solutions for their remediation.
The programme included presentations of concrete cases and good practices from different European territories. These examples provided valuable insights into how contaminated areas can be managed by combining environmental risk assessment with appropriate measures for rehabilitation and the safe reuse of affected sites.
An important part of the meeting was also dedicated to methods for assessing environmental risks, treating pollutants and rehabilitating damaged areas. Through technical presentations and discussions, participants shared their experiences and explored new approaches that could be adapted to the specific needs and characteristics of their own territories.
The participation of the Durrës Regional Council in this international activity contributes to the exchange of knowledge, the strengthening of cooperation with European partners and the identification of good practices that can support environmental protection and the sustainable development of the region.
The Durrës Regional Council continues its engagement within the NATUREM project, promoting interregional cooperation and the exchange of experience for the more sustainable management of territories and natural resources.
Leave a Comment