Këshilli i Qarkut Durrës në ditën e dytë të takimit ndërrajonal Tourism4SDG në Holandë
Këshilli i Qarkut Durrës mori pjesë në ditën e dytë të takimit ndërrajonal të projektit Tourism4SDG, të zhvilluar në Holandë, ku diskutimet u fokusuan në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe integrimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) në politikat rajonale të turizmit.
Gjatë takimit, partnerët evropianë shkëmbyen ide, eksperienca dhe praktika që lidhen me zhvillimin e modeleve më të qëndrueshme të turizmit dhe me mënyrat se si objektivat e qëndrueshmërisë mund të përfshihen në planifikimin dhe menaxhimin e destinacioneve turistike.
Një pjesë e rëndësishme e programit ishte vizita studimore në SnowWorld, ku përfaqësuesit e Këshillit të Qarkut Durrës u njohën me praktikat e zbatuara për kursimin e energjisë, menaxhimin e mbetjeve dhe reduktimin e ndikimit të aktivitetit turistik në mjedis.
Gjatë vizitës u prezantuan masa konkrete që synojnë përdorimin më efikas të burimeve dhe zvogëlimin e ndikimit mjedisor, duke ofruar shembuj praktikë se si operatorët turistikë mund të integrojnë parimet e qëndrueshmërisë në aktivitetin e tyre të përditshëm.
Eksperiencat dhe njohuritë e marra gjatë kësaj vizite mund të shërbejnë si referencë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në rajonin e Durrësit, veçanërisht në zonat bregdetare dhe rurale, ku mbrojtja e burimeve natyrore dhe zhvillimi ekonomik duhet të ecin paralelisht.
Këshilli i Qarkut Durrës vijon angazhimin në shkëmbimin e eksperiencave me partnerët evropianë dhe në promovimin e një modeli turizmi më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm për rajonin.
Durrës Regional Council Participates in the Second Day of the Tourism4SDG Interregional Meeting in the Netherlands
The Durrës Regional Council participated in the second day of the Tourism4SDG interregional meeting in the Netherlands, where discussions focused on sustainable tourism development and the integration of the Sustainable Development Goals (SDGs) into regional tourism policies.
During the meeting, European partners exchanged ideas, experiences and practices related to the development of more sustainable tourism models and the integration of sustainability objectives into tourism planning and destination management.
An important part of the programme was the study visit to SnowWorld, where representatives of the Durrës Regional Council were introduced to practices aimed at energy saving, waste management and reducing the environmental impact of tourism-related activities.
The visit also highlighted concrete measures designed to improve resource efficiency and reduce environmental impact, providing practical examples of how tourism operators can integrate sustainability principles into their daily activities.
The knowledge and experience gained during the visit can serve as a useful reference for the development of sustainable tourism in the Durrës region, particularly in coastal and rural areas, where environmental protection and economic development need to progress together.
The Durrës Regional Council remains committed to exchanging experiences with European partners and promoting a greener and more sustainable tourism model across the region.
Leave a Comment