x
K Q D

Këshilli i Qarkut Durrës mori pjesë në trajnimin teknik të projektit BLUECIRCLE në Bari në kuadër të ditës së dytë

 

Në kuadër të ditës së dytë të aktivitetit të projektit BLUECIRCLE, më 22 prill 2026, Këshilli i Qarkut Durrës mori pjesë në sesionin e trajnimit teknik të organizuar për partnerët dhe palët e interesuara të projektit në Bari, Itali.

Trajnimi u zhvillua nën drejtimin e Politecnico di Bari dhe u fokusua në përdorimin e duhur të sistemit vakum për mbledhjen e mbetjeve në plazh. Aktiviteti përfshiu pjesën praktike të demonstrimit dhe përdorimit të kësaj zgjidhjeje në terren, me qëllim forcimin e kapaciteteve teknike të partnerëve për zbatimin e veprimeve konkrete në kuadër të projektit.

Ky sesion përbënte një hap të rëndësishëm për shkëmbimin e njohurive praktike dhe për rritjen e gatishmërisë së partnerëve në menaxhimin e mbetjeve detare, duke kontribuar në promovimin e zgjidhjeve të ekonomisë qarkulluese dhe në mbrojtjen e zonave bregdetare.

 

Përmes pjesëmarrjes në këtë trajnim, Këshilli i Qarkut Durrës vijon të mbështesë aktivisht nismat ndërrajonale që synojnë adresimin e sfidave mjedisore dhe avancimin e praktikave të qëndrueshme në rajonin Adriatiko-Jonian.

Regional Council of Durrës Participated in the BLUECIRCLE Technical Training in Bari as part of the second day

 

As part of the second day of the BLUECIRCLE project activity, on 22 April 2026, the Regional Council of Durrës participated in the technical training session organized for project partners and stakeholders in Bari, Italy.

The training was conducted under the leadership of Politecnico di Bari and focused on the proper use of the vacuum system for beach litter collection. The activity included practical demonstrations and field application of this solution, aiming to strengthen the technical capacities of partners for the implementation of concrete project actions.

This session represented an important step in exchanging practical knowledge and enhancing partner readiness in marine litter management, while contributing to the promotion of circular economy solutions and the protection of coastal areas.

 

Through its participation in this training, the Regional Council of Durrës continues to actively support interregional initiatives that address environmental challenges and advance sustainable practices in the Adriatic-Ionian region.

 

Leave a Comment