Këshilli i Qarkut Durrës mori pjesë në takimin teknik të projektit NATUREM në kuadër të programit Interreg Europe.
Gjatë ditës së sotme, Këshilli i Qarkut Durrës zhvilloi një takim online me partnerët ndërkombëtarë të projektit NATUREM, me fokus të veçantë në koordinimin e fazës së dytë të raportimit dhe analizimin e progresit të arritur deri më tani.
Diskutimet u përqendruan në disa çështje kyçe:
Statusin aktual të raportit të dytë dhe hapat e nevojshëm për finalizimin dhe dorëzimin e tij;
Sfidat e mundshme teknike dhe administrative që mund të hasen gjatë procesit të raportimit;
Organizimin e takimit të ardhshëm ndërmjet partnerëve, me synim koordinimin më efikas të aktiviteteve në vijim.
Pjesëmarrja në këtë takim konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të Këshillit të Qarkut Durrës për përmbushjen e objektivave mjedisore dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm rajonal
The Regional Council of Durrës participated in the technical meeting of the NATUREM project within the framework of Interreg Europe.
Today, the Regional Council of Durrës joined an online meeting with international project partners, focusing on the coordination of the second reporting phase and the assessment of progress achieved so far.
Key points discussed during the meeting included:
The current status of the second report and the necessary steps for its completion and submission;
Potential technical and administrative challenges that may arise during the reporting process;
The organization of the next partner meeting to ensure effective coordination of upcoming activities.
This participation reflects the continued commitment of the Regional Council of Durrës to achieving environmental objectives and strengthening cooperation with European partners in support of sustainable regional development.
Leave a Comment