Këshilli i Qarkut Durrës merr pjesë në Workshop-in e Praktikave më të Mira të projektit ENERGY në Itali
Këshilli i Qarkut Durrës,si partner zyrtar i projektit “ENERGY – Smart Actions for Energy Efficiency”,mori pjesë në Workshop-in e Praktikave më të Mira të organizuar në Pietracatella (Molise), Itali.Ky aktivitet i rëndësishëm,i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Interreg IPA South Adriatic,bëri bashkë partnerë nga Italia,Shqipëria dhe Mali i Zi me qëllim ndarjen e eksperiencave dhe modeleve të suksesshme për rritjen e efiçencës energjetike në ndërtesat publike.
Gjatë këtij takimi, Përgjegjësi i Projekteve të BE-së për Këshillin e Qarkut Durrës,
z. Maringlen Kurtaj,prezantoi sfidat tona lokale,masat ekzistuese dhe vizionin e rajonit tonë drejt tranzicionit energjetik.Shkëmbimi i teknikave të monitorimit dhe politikave lokale të energjisë shërben si një hap strategjik mjaft i rëndësishëm për përgatitjen e aksioneve pilot që do të zbatohen në vijim të projektit.
Këshilli i Qarkut Durrës mbetet maksimalisht i angazhuar në thithjen e investimeve evropiane dhe në bashkëpunimin ndërkufitar,duke sjellë në rajonin tonë zgjidhje inteligjente dhe të qëndrueshme që mbrojnë mjedisin dhe përmirësojnë infrastrukturën publike.
Regional Council of Durrës Participates in the ENERGY Project Best Practices Workshop in Italy
The Regional Council of Durrës, as an official partner of the “ENERGY – Smart Actions for Energy Efficiency” project, participated in the Best Practices Workshop organised in Pietracatella, Molise, Italy.
This important activity, co-financed by the European Union under the Interreg IPA South Adriatic programme, brought together partners from Italy, Albania, and Montenegro with the aim of sharing experiences and successful models for improving energy efficiency in public buildings.
During the meeting, the EU Projects Manager of the Regional Council of Durrës, Mr. Maringlen Kurtaj, presented our local challenges, existing measures, and the region’s vision toward the energy transition. The exchange of monitoring techniques and local energy policies represents an important strategic step in preparing the pilot actions that will be implemented in the next stages of the project.
The Regional Council of Durrës remains fully committed to attracting European investments and strengthening cross-border cooperation, bringing smart and sustainable solutions to our region that protect the environment and improve public infrastructure.
Leave a Comment