x
K Q D

Këshilli i Qarkut Durrës merr pjesë në ditën e parë të takimit ndërrajonal të projektit Green LUPO në rajonin e Małopolska.

 

Gjatë kësaj dite të parë, fokusi kryesor ishte rivitalizimi strategjik i zonave industriale të braktisura (brownfield), duke i konsideruar këto hapësira si “pasuri të pazbuluara” me potencial të lartë për zhvillimin urban të qëndrueshëm.

 

Axhenda përfshiu sesione të nivelit të lartë mbi planifikimin hapësinor, në bashkëpunim me partnerë nga Rajoni i Małopolskës dhe Kraków, duke nxitur shkëmbimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.

 

Në vijim të aktiviteteve, delegacioni mori pjesë në një vizitë studimore në zonën e njohur si “Białe Morza” (Detet e Bardha), ku u prezantuan modele të suksesshme të integrimit të gjelbërimit urban dhe transformimit të hapësirave post-industriale në zona funksionale dhe të qëndrueshme .

 

Këshilli i Qarkut Durrës mbetet i angazhuar për të përthithur dhe zbatuar këto përvoja ndërkombëtare, duke i kthyer ato në politika dhe strategji konkrete për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Durrësit .

 

The Regional Council of Durrës is pleased to take part in the first day of the Green LUPO interregional partner meeting in Małopolska.

 

The opening day focused on the strategic redevelopment of brownfield sites, highlighting these post-industrial areas as “untapped assets” with significant potential for sustainable urban growth.


The agenda featured high-level sessions on spatial planning in collaboration with partners from the Małopolska Region and the City of Kraków, fostering the exchange of international best practices.


Participants also engaged in a guided study visit to the area known as “Białe Morza” (White Seas), where successful models of urban greening and the transformation of post-industrial landscapes into functional, sustainable spaces were showcased.


The Regional Council of Durrës remains committed to integrating these international insights into concrete strategies that will support sustainable development across the Durrës region.

Leave a Comment