Funksioni i Këshillit
i Këshillit
Ato janë :
1. Funksionet e qarkut janë ndërtimi e zbatimi i politikave rajonale, harmonizimi i tyre me politikat
shtetërore, në nivel qarku, si dhe çdo funksion tjetër i dhënë me ligj.
2. Qarku ushtron të gjitha funksionet që i delegohen nga një ose më shumë bashki, brenda
territorit të qarkut, sipas një marrëveshjeje të lidhur midis palëve.
3. Qarku kryen dhe ushtron kompetencat e deleguara nga pushteti qendror, sipas parimeve të
parashikuara në nenin 22 të këtij ligji.
Ky nen parashikon që :
a. Njësitë e vetëqeverisjes vendore rregullojnë dhe administrojnë ushtrimin e funksioneve të veta në mënyrë të plotë dhe të pavarur, në përputhje me Kushtetutën, Kartën Europiane të Autonomisë Vendore dhe ligjet në fuqi.
b. Njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë funksionet duke respektuar politikat kombëtare dhe rajonale. Për këto funksione, qeverisja qendrore mund të vendosë standarde e norma specifike të përgjithshme, me qëllim ruajtjen e interesave kombëtarë dhe ofrimin e shërbimeve cilësore.
c. Në rastet kur njësitë e vetëqeverisjes vendore nuk zotërojnë fondet ose mjetet e mjaftueshme për arritjen e standardeve dhe normave kombëtare, qeverisja qendrore u jep atyre mbështetjen e nevojshme financiare.
d. Njësitë e vetëqeverisjes vendore admini-strojnë ushtrimin e funksioneve të deleguara, sipas legjislacionit në fuqi.
e. Kur njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë funksionet e deleguara, qeverisja qendrore siguron mjete dhe burime financiare të mjaftueshme