Durrësi nis fushatën për parandalimin e rreziqeve nga temperaturat e larta
Këshilli i Qarkut Durrës, në kuadër të projektit HEATSAFE, të mbështetur nga programi Interreg Euro-MED dhe të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese për parandalimin e rreziqeve që lidhen me temperaturat e larta.
Kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të mbrojë shëndetin e tyre gjatë ditëve të nxehta të verës, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura ekstreme.
Në funksion të sigurisë dhe mirëqenies së komunitetit, në Durrës po përgatiten masa konkrete lokale për përshtatjen ndaj valëve të të nxehtit. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet grupeve më të rrezikuara, përfshirë të moshuarit, fëmijët, personat me sëmundje kronike, personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët e ekspozuar për periudha të gjata ndaj temperaturave të larta.
Qëllimi është që si banorët e qarkut, ashtu edhe vizitorët e shumtë që zgjedhin Durrësin gjatë sezonit veror, të jenë sa më të informuar, të përgatitur dhe të mbrojtur gjatë ditëve me të nxehtë ekstrem.
Ju ftojmë të ndiqni në vazhdimësi kanalet tona zyrtare për t’u njohur me këshilla praktike, masa parandaluese dhe rekomandime të dobishme për mbrojtjen nga temperaturat e larta.
Le të kujdesemi për veten dhe për njëri-tjetrin, për të kaluar së bashku një verë të sigurt dhe të shëndetshme.
Durrës Launches a Campaign to Prevent Heat-Related Risks
The Durrës Regional Council, within the framework of the HEATSAFE project, supported by the Interreg Euro-MED Programme and co-funded by the European Union, has launched an information and awareness campaign aimed at preventing the risks associated with high temperatures.
This initiative seeks to raise public awareness and protect citizens’ health during the hot summer months, particularly during periods of extreme heat.
To safeguard the well-being of the community, concrete local measures are being prepared in Durrës to strengthen adaptation to heatwaves. Special attention will be given to the most vulnerable groups, including older people, children, people with chronic illnesses, persons with disabilities, and individuals who are exposed to high temperatures for extended periods.
The aim is to ensure that both residents of the region and the many visitors who choose Durrës during the summer season are well informed, prepared, and protected during periods of extreme heat.
We invite you to follow our official communication channels for practical advice, preventive measures, and useful recommendations on how to stay safe during high temperatures.
Let us take care of ourselves and one another, so that together we can enjoy a safe and healthy summer.
Leave a Comment