x
K Q D

Dita e dytë e Takimit të Partneritetit të projektit HEATSAFE fokusohet në kapitalizimin e rezultateve dhe aktivitetet e ardhshme

Dita e dytë e Takimit të Partneritetit të projektit HEATSAFE u fokusua në transferimin e njohurive, kapitalizimin e rezultateve të arritura dhe koordinimin e aktiviteteve të ardhshme të projektit.Gjatë sesioneve të paradites, partnerët diskutuan aktivitetet e Paketës së Punës WP4, e cila synon përhapjen dhe përdorimin e rezultateve të projektit në territore të tjera. Në vijim, Komiteti Drejtues i projektit zhvilloi diskutime mbi ecurinë financiare të projektit, aktivitetet e komunikimit dhe promovimit, si dhe planifikimin e hapave të ardhshëm. Një vëmendje e veçantë iu kushtua organizimit të takimit të ardhshëm koordinues dhe vizitës së partnerëve në Shqipëri, e cila do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse.

Pas përfundimit të sesioneve zyrtare, partnerët morën pjesë në një vizitë studimore në Parkun Bachinovo, një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit të Blagoevgradit, e njohur për rolin e saj si zonë e freskët dhe e përshtatshme për qytetarët gjatë periudhave me temperatura të larta. Vizita ofroi mundësinë për të parë nga afër praktika konkrete që kontribuojnë në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat urbane.Takimi dyditor përfundoi me një vlerësim pozitiv të progresit të projektit dhe me angazhimin e partnerëve për të vijuar bashkëpunimin në zbatimin e aktiviteteve të ardhshme.

Këshilli i Qarkut Durrës vazhdon të jetë i angazhuar dhe të japë kontribut aktiv në zbatimin e projektit HEATSAFE, duke mbështetur shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e politikave efektive dhe forcimin e qëndrueshmërisë së komuniteteve ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe valëve të të nxehtit.

Second Day of the HEATSAFE Partnership Meeting Focuses on Capitalisation of Results and Future Activities

 

The second day of the HEATSAFE Project Partnership Meeting focused on knowledge transfer, the capitalisation of achieved results, and the coordination of future project activities.

During the morning sessions, partners discussed the activities of Work Package WP4, which aims to disseminate and use the project results in other territories. Following this, the project Steering Committee held discussions on the financial progress of the project, communication and promotional activities, as well as the planning of the next steps.

Special attention was given to the organisation of the next coordination meeting and the partners’ visit to Albania, which will serve to further strengthen cooperation among the participating institutions.

After the official sessions, partners took part in a study visit to Bachinovo Park, one of the most frequented areas of the city of Blagoevgrad, known for its role as a cool and suitable space for citizens during periods of high temperatures. The visit provided an opportunity to observe concrete practices that contribute to climate change adaptation and the improvement of quality of life in urban areas.

The two-day meeting concluded with a positive assessment of the project’s progress and with the partners’ commitment to continuing cooperation in the implementation of future activities.

The Regional Council of Durrës remains committed and continues to provide an active contribution to the implementation of the HEATSAFE project, by supporting the exchange of experiences, the development of effective policies, and the strengthening of community resilience to the impacts of climate change and heatwaves.

Leave a Comment