Bashkëpunimi për një të ardhme më të gjelbër në kuadër të projektit Green LUPO
Këshilli i Qarkut Durrës mori pjesë në takimin e radhës të partnerëve të projektit Green LUPO, i cili kishte në fokus menaxhimin e qëndrueshëm të tokës, shkëmbimin e praktikave të mira dhe koordinimin e aktiviteteve të ardhshme ndërmjet rajoneve partnere.
Gjatë takimit u diskutua mbi planifikimin e vizitave studimore në Rouen, Durrës, Baia Mare dhe Mostar, të cilat do të shërbejnë si mundësi për shkëmbimin e eksperiencave dhe njohjen nga afër me praktikat e zbatuara në rajone të ndryshme europiane.
Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte analiza e dokumenteve bazë mbi fenomenin “land take” në 10 rajonet partnere, si dhe shqyrtimi i mundësive për përmirësime dhe ndryshime në politikat mjedisore.
Përmes pjesëmarrjes në këtë takim, Këshilli i Qarkut Durrës vijon angazhimin për të kontribuar në nisma që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm, përdorimin më të përgjegjshëm të tokës dhe kthimin e sfidave mjedisore në plane konkrete veprimi.
Cooperation for a Greener Future within the Green LUPO Project
The Regional Council of Durrës participated in the latest partners’ meeting of the Green LUPO project, focused on sustainable land management, exchange of best practices, and coordination of upcoming activities among partner regions.
During the meeting, discussions were held on the planning of upcoming study visits in Rouen, Durrës, Baia Mare, and Mostar, which will serve as valuable opportunities for knowledge exchange and on-site learning from different European regions.
Another key topic addressed was the analysis of baseline documents related to “land take” across the 10 partner regions, as well as discussions on potential improvements and adjustments to environmental policies.
Through its participation, the Regional Council of Durrës continues to demonstrate its commitment to supporting initiatives that promote sustainable development, responsible land use, and the transformation of environmental challenges into concrete actions.
Leave a Comment