x
K Q D

[layerslider id=”25″]
[space line=”no”]

Këshilli i Qarkut Durrës, në kuadër të zbatimit të Projektit  Zero Waste – Zero Mbetje pas Festivaleve dhe Eventeve, zhvilloi më datë 8 shtator 2014, workshop-in me temë “Eventet dhe mjedisi, një përqasje drejt “Zero Waste”.

Zhvillimi i workshop-it synoi të inkurajojë njohjen dhe zbatimin e praktikave më të mira, për të ulur në nivelin zero ndotjen mjedisore(akustike,vizuale,fizike) që shoqëron realizimin e eventeve dhe festivaleve.

Pjesë e panelit në këtë workshop ishin përfaqësues nga Këshilli i Qarkut Durrës, Bashkia Durrës, si dhe përfaqësues nga institucionet rajonale, bizneset turistike apo organizatat vullnetare që realizojnë evente dhe festivale.

Diskutimet gjatë workshop-it u fokusuan tek: prezantimi i Projektit “Zero Mbetje” gjatë zhvillimit të eventeve dhe manifestimeve; objektivat dhe rezultatet e pritshme; prezantimi i indikatorëve të cilët monitorohen në rastin kur eventi  konsiderohet një event me mbetje zero. Gjithashtu, përfaqësues të Bashkisë Korçë sollën përvojën e tyre në lidhje me praktikat e ndjekura për minimizimin e ndotjes mjedisore, gjatë zhvillimit të manisfestimit “Fest Birra”.

Gjatë workshop-it, Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës nënshkroi marrëveshjen me Bashkinë e qytetit Durrës, për bashkëpunim gjatë eventit të Durrës International Film Festival – DIFS, Edicioni i 7-të i të cilit do të zhvillohet në qytetin bregdetar në datat 9 deri 14 shtator. Marrëveshja do të synojë monitorimin e eventit dhe vlerësimin e tij sipas treguesve të “Mbetje Zero”, për t’u bërë pjesë e rrjetit të eventeve Zero Waste. Pas monitorimit, përmbushja e indikatorëve Zero Waste do të sillte për herë të parë në vendet e rajonit përfshirjen e një manifestimi shqiptar, Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës, në rrjetin e Eventeve Zero Waste.

[youtube id=”pR6KPPzy74U” width=”600″ height=”360″]