x
K Q D

[layerslider id=”22″]

[space line=”no”]

Përfaqësues të Këshillit të Qarkut Durrës morën pjesë në tryezën e organizuar nga Shoqata e Grave me Probleme Sociale, në kuadër të prezantimit të gjetjeve dhe rekomandimeve gjatë monitorimit të zbatimit të Strategjisë Rajonale për Zhvillimin e Qarkut të Durrësit 2005-2015, veçanërisht fokusuar në politikat me objekt çështjet e barazisë gjinore.

Në këtë kuadër dhe në prospektivën për hartimin e një strategjie të re me të gjithë faktorët aktivë, Këshilli i Qarkut Durrës u angazhua seriozisht në krijimin e një njësie të shërbimeve dhe përkujdesjes sociale pranë këtij institucioni, njësi e cila aktualisht i kryen funksionet që i lejon ligji, por që do të ketë një mision të veçantë në bashkëpunim me struktura të tilla paralele që funksionojnë në rang qarku dhe me organizata që operojnë në sektorë të tjerë sensibilizues për komunitetin.

Këshilli i Qarkut Durrës në kuadër edhe të mbështetjes së nismës së qeverisë shqiptare për reformën territoriale, përshëndeti nismën e sotme që ndihmon paralelisht fuqizimin e njësive të qeverisjes vendore duke rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime të një cilësie të lartë për qytetarët dhe rritjen e eficencës së menaxhimit të burimeve natyrore, financiare dhe njerëzore të këtyre njësive.

Ndarja e re administrative-territoriale duhet të shoqërohet me një thellim të mëtejshëm të procesit të decentralizimit. Vetëm ndarja territoriale nuk do të mundësonte realizimin e objektivave për rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, afrimin e tyre ndaj qytetarëve, zhvillimin dhe kontrollin e territorit si dhe rritjen e eficencës së funksionit të qeverisjes vendore.

Këshilli i Qarkut u angazhua në mbështetje të çdo nismë sociale që ka të bëje me integrimin e shoqërisë shqiptare drejt normave evropiane, si një ndërmjetës për bashkëpunim me pushtetin qendror për të ndihmuar në realizimin dhe aplikimin e legjislacionit për barazinë gjinore.