x
K Q D

[layerslider id=”18″]

[space line=”no”]

Në kuadër të projektit “Zero Waste Adriatic net for events and festivals”, i cili po zbatohet në Këshillin e Qarkut Durrës, financuar nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Adriatic me 6 shtete të zonës së Adriatikut, përfaqësues nga Këshilli i Qarkut Durrës morën pjesë në takimin bilateral me Partnerin Lider të projektit ZERO WASTE, “Universiteti i Menaxhimit të Turizmit dhe Mikëpritjes” në dt.05.06.2014 në Opatija, Kroaci.

Gjatë takimit menaxheri i projektit Ph.D, Asistent Profesor Marko Peric në funksionin e Partnerit Lider të projektit dhe përfaqësues të tjerë diskutuan rreth problematikave në zbatimin e projektit. Gjithashtu u hodhën ide të reja për një mbarëvajtje sa më të mirë të punës për fazat aktuale.

Konkretisht u vu theksi në realizimin e paketave të punës WP2 dhe WP3 në përfundim dhe paketat  WP 4,5 në proces, të cilat konsistojnë në monitorimin e eventeve pilot të përzgjedhur, siҫ ishte aktiviteti i datës 23.05.2014 bashkëpunimi me Organizatën Green Line “Ta pastrojmë bregdetin së bashku”. Objektivi kryesor i projektit është monitorimi i menaxhimit të eventit me një impakt sa më të vogël në mjedis.