x
K Q D

[layerslider id=”17″]

[space line=”no”]

Drejtoria Rajonale e Shendetesise Durres ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise, Unicef, Ibfan dhe me mbeshtetjen  e Urdherit Infermieror  te Shqiperise,me date 9 Qershor 2014 organizoi Ceremonine e Falenderimit ne kuader te 1 vjetorit  te marrjes se titullit: QSH dhe komunitete Mike te femijes.

Fjala pershendetese e kryetarit te Keshillit te Qarkut Durres, Z. Alfred MULLARAJ:

“ Janë pë t’u falenderuar aktivitete të tilla duke sensibilizuar gjithë opinionin publik dhe që kanë në thelb rëndësinë e mirë ushqyerjes së nënave dhe fëmijëve në kuadër të përmirësimit të jetës, dhe të së ardhmes së Shqipërisë.

Ajo që ne na dallon në këtë aktivitet nga organizma e tjerë organizatorë dhe pjesmarrës është roli që ka institucioni ynë në bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe  në koordinimin në rang vendor me komunat dhe bashkitë e Qarkut të Durrësit duke u vendosur në rolin e një shtytësi të fuqishëm që nga aplikimi i legjislacionit, nismave ligjore dhe sensibilizuese të këtij stadi apo përparësive që kanë organizma si Drejtoria Rajonale Shëndetësore Durrës, të gjejnë mbështetjen e duhur në rang Qarku dhe që produktet e kësaj pune të jenë të prekshme nga komuniteti përfitues.

Ushqyerja më e mirë e nënave, shoqëruar me përmirësimin e njohurive mbi ushqimin dhe të ushqyerit, qëndrimet dhe praktikat nga gratë, vajzat dhe anëtarët e tjerë të komunitetit lidhur me ushqimin dhe ushqyerjen e shëndetëshme, organizuar nga organizmat përkatës shëndetësorë apo organizata jofitimprurëse, apo dhe nga vetë shoqëria civile, ndikojnë padyshim edhe në fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore, në zvogëlimin e ndjeshëm të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë foshnjore, si edhe në përmirësimin e shëndetit të nënës duke luajtur një rol vendimtar në parandalimin e sëmundjeve. 

Kjo që po diskutohet sot këtu dhe që kam bindjen se do të tejcohet pozitivisht edhe në të ardhmen është në konformitet të plotë me politikat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë në përputhje me ato lokale, si edhe me vetë programin të Qeverisë Shqiptare, duke pasur në qëllim promovimin e një jete të shëndetshme në moshë fëminore që nis që me ushqyerjen e shëndetshme menjëherë pas lindjes në respektim të plotë e të drejtave të fëmijëve. 

 Këshilli i Qarkut Durrës është një mbështetës i fuqishëm i nismave të tilla, në këtë aspekt do të doja të nënvizoja dhe tju bëja me dije në këtë event që në buxhetin e këtij viti është planifikuar një shumë sado simbolike por e nevojshme për shoqatën RAIDER, edhe pse situata ekonomike lë për të dëshiruar. 

Ne si institucion do të jemi në vazhdim mbështetës i strategjive dhe politikave shëndetësore të tilla ku bëhet fjalë për përmirësimin e jetës së fëmijëve që janë pasuria më e madhe e këtij vendi.”

 

 

Ne Ceremonine e Falenderimit moren pjese :

  • Perfaqsuesit e MSH, Dr.Erol Como dhe Dr.Nedime Ceka.
  • Deputete e  Kuvendit te Shqiperise, Zj.Klodiana Spahiu.
  • Drejtore e Programit te Shendetesise per Shqiperine, Unicef,Zj.Mariana Bukli.
  • Kryetari i Keshillit te Qarkut Durres Z.Alfred Mullaraj, Shefi i Kabinetit Z.Arben Isaku dhe keshilltare te ketij Kabineti.
  • Nenkryetare e Bashkise Shijak Zj.Shpresa Domi.
  • Drejtore e Drejtorise se Sherbimit Social, Bashkia Durres: Zj.Meme Xhaferraj dhe stafi i ketij sherbimi.
  • Presidenti i Urdherit te Infermierit te Shqiperise m,Z.Sabri Skenderi dhe autoritete te tjera drejtuese te UISH.
  • Drejtori i Drejtorise Rajonale te Sigurimit te Kujdesit Shendetesor Durres.
  •  Z.Ani Dyrmishi, Pergjegjesi i Sektorit te mjekut ne DRSKSH Z.Kujtim Ajazi.
  • Drejtore e Spitalit Rajonal Durres, Zj.Ardiola Frasheri, nendrejtor teknik Z.Genci Kavaja dhe Kryeinfermiere e SRD   Zj.Ermioni Dobaj.
  • Drejtori i DSHP Kruje  z.Florind Cerholli  dhe Shefi i Sherbimit te Higjenes  Kruje .
  • Perfaqesues nga Drejtoria Rajonale e Sherbimit Social Durres
  • Drejtore e Shtepise se femijes,  Bashkia Durres,Zj.Heroina Duka
  • Trajnere kombetare: Dr.Ana Koxhaku dhe Jeta Lakrori.
  • Drejtore te QSH ne KSHP  Durres,Nena lidere nga QSH fItuese  .
  •  Perfaqsuese  te OJF lokale
  • Drejore ekzekutive e Shoqates per gra me probleme sociale Zj.Bajana Ceveli dhe staf i kesaj Shoqate.
  • Drejtore ekzekutive e CSDC Durres ,Zj.Miriam Reci
  • Kordinatore e Qendres Sot per te Ardhmen Durres,Zj.Viola Cikalleshi.
  • Ish kordinatore e UNDP Durres,Zj.Bledina Bushi
  • Perfaqesuesi i Qendres Ditorre Nehemia, Nish Tulla.

Ceremonia nisi me nje dokumentar ku u prezantua  puna  e bere qe prej vitit 2010 ne zbatim te nismes :QSH dhe komunitete:Mike te femijes.

Qellimi i ceremonise ishte falenderimi i bashkepunetoreve tane te shkelqyer  dhe reflektimi per te gjetur rruge te reja bashkepunimi per te permiresuar ushqyerjen e popullates ne Durres,  vecanerisht te nenes dhe femijes.

U falenderuan :

Stafet shendetesore  te QSH nr 2 Bashkia Durres,QSH Shijak , QSH Xhafzotaj .

Bashka Durres ,Bashkia  Shijak dhe Komuna Xhafzotaj .

Nenat lidere dhe anetare te grupeve nene- nene.

MSH,ISHP,UNICEF,IBFAN.

Te gjithe OJF  te lokale .

Ne kete dokumentar u soll ne vemendje rendesia e  investimeve ne ushqyerjen e shendetshme  gjete gjithe ciklit te jetes por vecanerisht per  vajzat,nenat dhe femijet.Duke qene se problemet e ushqyerjes shkojne pertej Institucioneve Shendetesore  u ritheksua rendesia e bashkepunimti ndersektorial dhe nderinstitucional per politika te sukseshshme lokale qe ndikojne ne gjendjen e ushqyerjes se popullates .

Fjalen pershendetese e hapi Drejtori i DRSH Durres,Dr.Kristo HUTA ,   i cili vleresoi punen e stafeve shendetesore ne Drejtorine tone dhe ne te dy nivelet e sherbimit  per te permiresuar vecanerisht treguesit e ushqyerjes me gji .

Z.Huta falenderoi per mbeshtetjen  e bashkepunimin MSH,ISHP,UNICEF,IBFAN,Kryetarin e Bashkise Durres,Kryetarin e Bashkise Shijak dhe Kryetarin e Komunes Xhafzotaj.

Falenderoi punen  e nenave te grupeve mbeshtetese nene nene e dhe te gjithe OJF te lokale  cilat kane ne fokus permiresimin e miresenies se popullates ,sidomos te nenave  dhe femijeve.

Z.Huta  paraqiti disa sugjerime te cilat kane per qellim vleresimin me te mire te punes se stafeve shendetsore ne KSHP ,permiresimin e treguesve shendetesore qe lidhen me shendetin e femijeve ,vendosjen e indikatoreve te cilet  pasqyrojne punen e bere ne lidhje me ushqyerjen e shendetshme vecanerisht ushqyerjen me gji dhe permiresime ne Kuadrin ligjor mbi ushqyerjen me gji.

Ne mbyllje te fjales pershendetese  Drejtori prezantoi Draft planin  e veprimit  2015- 2017  mbi ushqyerjen e shendetshme ,te pergatitur nga grupi i trajnereve lokale te ushqyerjes se shendetshme .

Deputetja e Kuvendit te Shqiperise ,Zj.Klodiana Spahiu vleresoi Ceremonine ,angazhimin e stafeve shendetesore ne Durres qe mbeshteten te paret nismen QSH dhe komunitete mike te femijes ,bashkepunetoret tane  te cilet na mbeshteten ne kete nisme.Zj Spahiu u ndal ne raportin e Unicefit dhe te MSH ne lidhje me kequshqyerjen ne Shqiperi  ,studim i vitit  2010 ,rendesine e ushqyerjes me gji dhe promovimin e ushqyerjes se shendetshme qe ne moshat feminore si rruge te sukseshme ne uljen e semundshmerise  kronike.Gjithashtu  Zj.Spahiu  garantoi,  si mjeke dhe  deputete e Qarkut Durres, mbeshtetjen  personale per cdo inisiative qe ka ne fokus permiresimin e shendetit te popullates dhe vecanerisht te nenes dhe femijes .

Perfaqsuesja e MSH  Zj.Nedime Ceka  gjithashtu edhe nje nga  bashkepunetoret  e stafeve shendetsore ne KSHP Durres ,vleresoi  punen shume vjecare te bere ne Durres per promovimin e ushqyerjes me gji , zbatimin e nismes  QSH dhe komunitete mike te femijes dhe rritjen e kapaciteteve profesionale te stafeve shendetsore  ne Durres.Zj.Ceka solli ne vemendje te te gjithe te pranishmeve angazhimin e  vecante te MSH per te permiresuar me tej shendetin e nenes dhe femijes.Rezulat i kesaj pune jane edhe pergatitja e protokolleve per konsultorin e nenes dhe femijes te cilet do permiresojne punen  e stafeve shendetesore  dhe rrjedhimisht do permiresojne edhe shendetin e nenes dhe femijes.

Kryetari i Keshillit te Qarkut Durres Z.Alfred Mullaraj ,vleresoi punen e stafeve shendetsore ne Durres per permiresimin e shendetit te nenes dhe femijes ,suksesin ne marrjen e titullit QSH dhe komunitete Mike te femijes .  Gjithashtu Z.Mullaraj  shprehu gadishmerine e tij per te shtuar  bashkepunimin me DRSH Durres per ti dhene nje qasje te re ketij bashkepunimi me qellimin e perbashket permiresimin e vazhdueshem te shendetit te popullates ne Durres vecanerisht te shendetit te nenes dhe femijes.

Drejtore e Drejtorise se Sherbimeve Sociale ,Zj.Meme Xhaferraj ,ne emer te Bashkise  Durres ,e vleresoi shkelqyeshem bashkepunimin  Bashki / DRSH Zj.Xhaferraj , e cila per vite ka qene bashkepunetore e jona  ne zbatimin e nismes QSH dhe komunitete mike te femijes  ,solli perpara pjesmarresve angazhimin  serioz  te Bashkise  Durres per permiresimin e shendetit te popullates  sidomos te femijeve .Ne emer te kryetarit te Bashkise ,Zj Xhaferraj ,garantoi vazhdimin e ketij bashkepunimi dypalesh ,per te ofruar standartet e shendetit dhe te jeteses  te femijeve ne qytetin e  Durresi  ne standartet europiane.

Drejtore e Programit te Shendetesise per Shqiperine Unicef,Zj.Mariana Bukli,vleresoi shume pozitivisht te gjithe punen e bere nga personeli shendetesor Durres ,bashkepunimin e sukseshem me pushtetin lokal per te permiresuar ne vazhdimesi  shendetin e nenes dhe femijes.

Gjithashtu Zj.Bukli theksoi  rendesine e politikave sociale vecanerisht ne  mbeshtetjen e familjeve me probleme social ekonomike ,rendesine e politikave arsimore  te cilet te nderthurura me politika vendore te sukseshme dhe politika lokale shendetesore qe promovojne dhe nxisin ushqyerjen e shendeteshme  ndikojne shume pozitivisht ne zhvillimin ekonomik te qytetareve te Durresit.

Presidenti i Urdherit te Infermierit ,Z.Sabri Skenderi ,vleresoi punen vecanerisht te stafeve infermierore ,ne promovimin e ushqyerjes me gji dhe ne punen  shumevjecare per marrjen e titullit QSH dhe komunitete Mike te femijes. Z.Skenderi vleresoi shume te rendesishem rritjen e kapaciteteve profesionale te stafeve infermierore ,si stafe pa te cilat puna ne shendetsi nuk mund te jete asnjehere e sukseshme.Gjithashtu,garantoi mbeshtetjen e UISH per cdo nisme qe ka ne fokus permiresimin e shendetit te femijeve .

Pershendeti ne kete  Ceremoni edhe:

Z.Erol Como  shef i Sektorit te Mjekut te Familjes vleresoi punen e stafeve shendetesore vecanerisht  ne KSHP  Durrres.

Nenkryetare e Bashkise Shijak Zj.Shpresa Domi e cila falenderoi per bashkepunimin e sukseshem nderinstitucional dhe garantoi  qe politikat qe lidhen me ushqyerjen e shendtshme do te shikohen me shume prioritet ne buxhetin e vitit te ardhshem.

Perfaqesuese e Komunes Xhafzotaj   falenderoi ne emer te Kryetarit te Komunes per bashkepunimin me Drejtorine tone dhe premtoi qe ne buxhetin e ardhshem do shikohen akoma me me shume kujdes grate me probleme social ekonomike.

Trajneret kombetare  Dr.Jeta Lakrori dhe Dr.Ana Koxhaku shprehen vleresimet me te mira per punen qe behet nga stafet shendetesore ne Durrres ne promovimin e ushqyerjes se shendetshme dhe vecanerisht ne lidhje me ushqyerjen me gji.Gjithashtu u vleresua edhe puna e grupeve mbeshtetese nene nene.

Nenat lidere te QSH nr 2 dhe Xhafzotaj , falenderuan perkatesisht stafet e QSH nr.2 dhe stafin e QSH Xhafzotaj.

Drejtore e Shtepise se Femijes ,Bashkia Durres,Zj.Heroina Duka ,vleresoi aktivitetin ,solli pervojen e punes ne ushqyerjen e femijeve,punesimin e mjekes pediatre nga Bashkia Durres  dhe u angazhua per nje bashkepunim me te mire me  Drejtorine tone ,ne lidhje me ushqyerjen e shendetshme te femijeve.

Me certifikate mirenjohje u vleresuan  bashkepunetoret tane me te mire qe besuan tek puna jone dhe per shume vite na mbeshteten ne nismen QSH dhe komunitete mike te femijes.

Nenat lidere te QSH fituese te titullit.

Kryetarit te Bashkise Durrres,Kryetarit te Bashkise Shijak,Kryetarin e Komunes Xhafzotaj

Zyrtareve  te larte te MSH,UNICEF,IBFAN,trajnereve kombetare te ushqyerjes se shendetshme dhe ushqyerjes me gji.

Ceremonia u pasqyrua  ne mediat lokale dhe kombetare.

Kjo ceremoni u zhvillua  ne ambientet e Salles  se mbledhjeve te Keshillit te Qarkut Durres nen angazhimin personal te Kryetarit te Keshillit te Qarkut Durres,Z.Alfred Mullaraj dhe Shef i  Kabinetit Z.Arben Isaku.