x
K Q D

NATUREM

Projekti NATUREM synon të bëjë një hap përpara në politikat e dherave (tokës), duke favorizuar prioritizimin e restaurimit të tokës përmes zgjidhjeve të qëndrueshme të rehabilitimit.

Strategjia e BE-së për Tokën për vitin 2030 përcakton objektiva afatmesme dhe afatgjata për të arritur një shëndet të mirë të tokës deri në vitin 2050. Ajo promovon hierarkinë e mbetjeve (duke i dhënë përparësi rikuperimit ndaj depozitimit në landfille) dhe restaurimin e tokës duke përdorur metoda të qëndrueshme dhe inovative (siç është biorehabilitimi). Strategjia specifikon se “sitet e kontaminuara kërkojnë rehabilitim me teknika shpesh komplekse dhe të shtrenjta, megjithëse në raste të caktuara, teknikat e biorehabilitimit me kosto të ulët janë efektive.” Metodat konvencionale të rehabilitimit nuk janë as të qëndrueshme dhe as përfundimtare, ndërsa biorehabilitimi është. Përfshirja e biorehabilitimit në politikat publike për menaxhimin e ndotjes së tokës nga POPs (Ndotësit Organikë të Qëndrueshëm) është një detyrë pezull që do të adresohet nga NATUREM.

Objektivat kryesore të NATUREM janë:

  1. Shkëmbimi i përvojave dhe njohurive mbi zgjidhjet e qëndrueshme të rehabilitimit.
  2. Përfshirja e palëve të interesit (stakeholders) në zhvillimin e projektit.
  3. Zbatimi i aksioneve pilot për të testuar përfshirjen e qasjeve të reja të qëndrueshme të rehabilitimit në politikat publike.
  4. Përmirësimi i instrumenteve ekzistuese të politikave.
  5. Rritja e ndërgjegjësimit dhe shpërndarja e rezultateve të projektit.

NATUREM kontribuon gjithashtu në Strategjinë e BE-së për Biodiversitetin dhe në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane (European Green Deal): dherat e shëndetshëm janë thelbësorë për arritjen e neutralitetit klimatik, kthimin mbrapa të humbjes së biodiversitetit, sigurimin e ushqimit të shëndetshëm dhe për shëndetin e njeriut.

79.000

51 Muaj

10 Partner 

3 associated partner

POPs janë një grup komponimesh organike me veti toksike dhe të qëndrueshme, që përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Ato përfshijnë pesticide të vjetruara, mes tyre disa izomerë të HCH (heksaklorocikloheksanit). Eliminimi i tyre nga mjedisi kërkohet me Rregulloren (BE) 2019/1021.

Të rejat e fundit

Apr 02, 2026

Këshilli i Qarkut në Takimin Koordinues të Projektit Naturem për Aktivitetet e Semestrit të Ardhshëm

Këshilli i Qarkut në Takimin Koordinues të Projektit Naturem për A

Apr 02, 2026

Dita e dytë e takimit ndërshtetëror të projektit NATUREM

Dita e dytë e takimit ndërshtetëror të projektit NATUREM Dita e dy