Adriatic-Ionian Programme INTERREG V-B Transnational 2014-2020
Durres Albania
Këshilli i Qarkut Durrës, së bashku me partnerët e tjerë të përmendur në vazhdim, mori pjesë në takimin fillestar të projektit I-STORMS në Venecia më 1-2 Mars 2018, ku u diskutua mbi përmbajtjen, objektivat dhe përgjegjësitë e secilit partner në lidhje me zbatimin e projektit. Qëllimi i projektit I-STORMS është të rrisë bashkëpunimin ndërkombëtar nëpërmjet shkëmbimit të njohurive, të dhënave dhe parashikimeve përmes një infrastrukture të përbashkët, strategjive të përbashkëta për të trajtuar emergjencat e stuhive detare. Projekti gjithashtu synon te përmirësoje kapacitetet e vendeve në ndërveprimin e të dhënave, paralajmërimin e hershëm dhe procedurat e mbrojtjes civile, në përputhje me Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.
Objektivat e projektit
- Rritja e kapacitetit të trajtimit të cënueshmërisë mjedisore në nivel ndërkombëtar, fragmentimi dhe ruajtja e shërbimeve të ekosistemit në Rajonin Adriatik-Jon
- Të identifikojë dhe përcaktojë aktorët, praktikat, të dhënat dhe mjetet në dispozicion për t’iu përgjigjur më mirë sfidave aktuale të stuhive detare nëpërmjet një strukture bashkëpunuese
- Të zhvillojë një mjet ndërveprues të përbashkët virtual që grumbullon të dhëna, modele dhe praktika nga vendet e ndryshme të përfshira dhe të mundësojë koordinim dhe mësim të ndërsjellë
- Të zhvillojë një strategji të përbashkët për të siguaruar gatishmëri dhe përgjigje më të mirë ndaj emergjencave të stuhive detare dhe të nxisë bashkëpunim mbi paralajmërimin e hershëm dhe procedurat e mbrojtjes civile
Grupet e synuara
- Autoritet publik lokal
- Autoritet publik rajonal
- Autoritet publik kombëtar
- Arsim i lartë dhe kërkimor
- Publiku i përgjithshëm
- Agjenci sektoriale
- Grupet e interesit, duke përfshirë OJQ-të
- NVM – ndërmarrje të vogla dhe të mesme
Partnerët e projektit
- Qyteti i Venecias, Itali – Partner lider
- Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Itali
- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Energjinë Emilia-Romagna, Itali
- Agjencia Sllovene e Mjedisit, Slloveni
- Rajoni Puglia, Itali
- Keshilli i Qarkut Durres, Shqiperi
- Bashkimi Rajonal i Komunave të Epirit, Greqi
- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dheMjedisit, Shqiperi
- Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik i Kroacisë, Kroaci
Partnerë bashkëpunues:
- Rajoni Emilia-Romagna, Itali
- Autoriteti Portual Durres, Shqiperi
- Departamenti Kombëtar i Mbrojtjes Civile, Itali
- Agjencia Rajonale e Mbrojtjes Civile në Emilia Romagna, Itali
- Agjencia Rajonale për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Mjedisit të Venetos, Itali
- Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Shqiperi
- Agjencia Sllovene e Ujit, Slloveni
Buxheti I projektit
- Buxheti total i projektit: € 1 405 787.45
- Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
- Data e fillimit: 01.01.2018
- Data e mbarimit: 31.12.2019
Document in English: Click here to download