x
K Q D

📌 Durrës, 19 Shkurt 2025

Sot, në ambientet e Këshillit të Qarkut Durrës, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Qarkut, në zbatim të nenit 74 dhe vijues të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit shqyrtuan dhe miratuan:

✔ Raportin e monitorimit të buxhetit dhe situatës financiare për vitin 2024, duke identifikuar detyrimet e prapambetura dhe masat për administrimin e tyre.
✔ Ndryshimet në Buxhetin e Këshillit të Qarkut për vitin 2025, në përputhje me prioritetet dhe nevojat e institucionit.
✔ Propozimin për dhënien e një pensioni të posaçëm, në përputhje me kuadrin ligjor dhe kriteret përkatëse.
✔ Çështje të tjera të rendit të ditës, të cilat synojnë përmirësimin e funksionimit dhe transparencës institucionale.

Këshilli i Qarkut Durrës mbetet i angazhuar në përmbushjen e përgjegjësive të tij për zhvillimin dhe mirëqeverisjen e territorit.

Leave a Comment