x
K Q D

Pritje e Delegacionit Kroat që morën pjesë në operacionet e ndihmës nga tërmeti i nëntorit të 2019-ës në ambientet e Këshillit të Qarkut Durrës

Një delegacion i forcave Kroate, që morën pjesë në operacionet e ndihmës nga tërmeti i nëntorit të 2019-ës, u prit sot (30 prill) në Durrës në ambientet e Këshillit të Qarkut, nga autoritetet më të larta vendore dhe qendrore, nisur nga Kryetari i Këshillit Qarkut Durrës, Z. Alfred Mullaraj, Prefekti i Qarkut Durrës, Z. Emiljan Jani, ish- Prefekti i Qarkut Durrës, Z. Roland Nasto, N/kryetari i Bashkisë Durrës, Z.Elio Jani, Drejtori i përgjithshëm i AKMC-së, Z, Haki Çako, Drejtori i MNZSH Durrës, Z. Shkëlqim Troplini, përfaqësues të Mbrojtjes Civile rajonale dhe nga Emergjencat Civile ne prefekture e bashki. Pas një bashkëbisedimi mes palëve, Delegacioni u njoh me sistemin e Mbrojtjes Civile Durrës, si pjesë e Mbrojtjes Civile Kombëtare, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe bëri një vizitë në Amfiteatrin e Durrësit.