x
K Q D

Këshilli i Qarkut Durrës në ditën e dytë të takimit ndërrajonal të projektit NATUREM në Helsinki

Këshilli i Qarkut Durrës mori pjesë në ditën e dytë të takimit ndërrajonal për shkëmbimin e përvojave, të zhvilluar në Helsinki, Finlandë, në kuadër të projektit evropian NATUREM – Interreg Europe.

Gjatë ditës, partnerët e projektit zhvilluan diskutime mbi veprimet pilote për rehabilitimin e tokave të ndotura, me fokus të veçantë te zgjidhjet e bazuara në natyrë dhe përdorimi i teknologjive inovative. Diskutimet ofruan mundësi për të ndarë eksperienca konkrete dhe për të analizuar mënyra të ndryshme për trajtimin e zonave të prekura nga ndotja.

Një pjesë e rëndësishme e agjendës ishte edhe workshop-i i bashkë-krijimit, gjatë të cilit partnerët diskutuan mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërrajonal dhe përmirësimin e politikave mjedisore. Përmes punës së përbashkët u identifikuan ide dhe qasje që mund të ndihmojnë në zhvillimin e politikave më efektive për menaxhimin dhe rehabilitimin e tokave të ndotura.

Dita u përmbyll me një vizitë studimore në zonën industriale Hanasaari, ku pjesëmarrësit u njohën nga afër me një projekt konkret për pastrimin dhe rehabilitimin e mjedisit. Vizita ofroi një shembull praktik mbi mënyrën se si ndërhyrjet e planifikuara mund të kontribuojnë në rikuperimin e zonave të ndotura dhe në krijimin e kushteve për një përdorim më të qëndrueshëm të territorit.

Këshilli i Qarkut Durrës vijon angazhimin në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira evropiane, me synim forcimin e kapaciteteve vendore dhe promovimin e një qasjeje më të qëndrueshme për menaxhimin dhe rehabilitimin e tokave të ndotura në rajon.

 

Durrës Regional Council Participates in the Second Day of the NATUREM Interregional Meeting in Helsinki

The Durrës Regional Council participated in the second day of the interregional experience exchange meeting held in Helsinki, Finland, within the framework of the NATUREM – Interreg Europe project.

During the day, project partners discussed pilot actions for the remediation of contaminated soils, with particular attention to nature-based solutions and the use of innovative technologies. The discussions provided an opportunity to exchange practical experiences and explore different approaches to the treatment and rehabilitation of polluted areas.

An important part of the agenda was the co-creation workshop, where partners discussed opportunities to strengthen interregional cooperation and improve environmental policies. Through joint work and exchange of ideas, participants explored approaches that could contribute to more effective policies for the management and remediation of contaminated soils.

The day concluded with a study visit to the Hanasaari industrial area, where participants had the opportunity to learn about a concrete environmental clean-up and rehabilitation project. The visit provided a practical example of how planned interventions can contribute to the recovery of contaminated areas and support more sustainable use of the territory.

The Durrës Regional Council continues to exchange European experiences and good practices, with the aim of strengthening local capacities and promoting a more sustainable approach to the management and remediation of contaminated soils across the region.

 

Leave a Comment