x
K Q D

Këshilli i Qarkut Durrës në takimin koordinues online të projektit BLUECIRCLE

 

Këshilli i Qarkut Durrës mori pjesë në takimin e radhës koordinues online me partnerët e projektit BLUECIRCLE, të financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Interreg IPA ADRION.

 

Gjatë takimit u diskutuan hapat e mëtejshëm për zbatimin e aktiviteteve që lidhen me grumbullimin, monitorimin dhe menaxhimin e mbetjeve detare në zonat bregdetare, si dhe u koordinua kalendari i punës për periudhën e ardhshme.

Projekti BLUECIRCLE synon të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit detar, rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe promovimin e ekonomisë qarkulluese përmes riciklimit dhe përdorimit të zgjidhjeve inovative për menaxhimin e mbetjeve detare në rajonin Adriatiko-Jonian.

Nëpërmjet anketimeve, konsultimeve dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve, po punohet për të identifikuar nevojat reale të komunitetit dhe për të përcaktuar masa konkrete për mbrojtjen e vijës bregdetare dhe reduktimin e ndotjes detare.

 

Këshilli i Qarkut Durrës mbetet i angazhuar në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe në zbatimin e nismave që kontribuojnë për një mjedis më të pastër, më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

 

Ju ftojmë të bëheni pjesë e anketimeve dhe aktiviteteve tona, duke kontribuar së bashku për një mjedis detar pa mbetje.

Durrës Regional Council Participates in the BLUECIRCLE Online Coordination Meeting 

 

The Durrës Regional Council took part in the latest online coordination meeting with the partners of the BLUECIRCLE project, funded by the European Union through the Interreg IPA ADRION Programme.

 

During the meeting, the partners discussed the next steps for implementing activities related to the collection, monitoring, and management of marine litter in coastal areas. They also coordinated the work schedule for the upcoming period.

The BLUECIRCLE project aims to contribute to the protection of the marine environment, raise community awareness, and promote the circular economy through recycling and innovative solutions for marine litter management across the Adriatic-Ionian region.

Through surveys, consultations, and the direct involvement of citizens, the project is working to identify the real needs of local communities and define concrete measures to protect the coastline and reduce marine pollution.

 

The Durrës Regional Council remains committed to strengthening cross-border cooperation and implementing initiatives that contribute to a cleaner, greener, and more sustainable environment for future generations.

 

We invite you to take part in our surveys and activities and to contribute to building a marine environment free from waste.

Leave a Comment