Këshilli i Qarkut Durrës merr pjesë në ditën e fundit të Takimit të 8-të të projektit Tourism4SDG në Tartu, Estoni
Këshilli i Qarkut Durrës vijoi pjesëmarrjen në ditën e tretë dhe të fundit të Takimit të 8-të të partnerëve të projektit Tourism4SDG në Tartu, Estoni, një ditë e dedikuar vizitave në terren dhe njohjes me praktika të suksesshme të turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit lokal.Programi nisi me një vizitë në Qendrën e Vizitorëve të Lumit Emajõgi, e ndjekur nga një udhëtim me anijen tradicionale historike Jõmmu në zonën ligatinore të Emajõe Suursoo. Gjatë kësaj vizite, pjesëmarrësit u njohën me vlerat natyrore të rajonit, historinë e transportit lumor dhe rëndësinë e ruajtjes së ekosistemeve natyrore si pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
Më pas, partnerët vizituan Qendrën e Trashëgimisë Peipsimaa, ku u prezantua modeli i njohur turistik “Onion Route”, një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve lokale për promovimin e trashëgimisë kulturore, gastronomisë tradicionale dhe zhvillimit ekonomik lokal. Gjatë takimit u diskutuan praktika të mira për zhvillimin e turizmit komunitar, ruajtjen e identitetit lokal dhe krijimin e produkteve turistike të qëndrueshme.Në vijim, partnerët zhvilluan takimet e Komitetit Drejtues dhe Komitetit të Praktikave të Mira, ku u diskutua ecuria e projektit, aktivitetet e ardhshme dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet partnerëve për arritjen e objektivave të përbashkëta.
Këshilli i Qarkut Durrës mbetet i përkushtuar në mbështetjen e nismave europiane që promovojnë turizmin e qëndrueshëm dhe zhvillimin rajonal, duke vazhduar të japë kontribut aktiv në realizimin me sukses të objektivave të projektit Tourism4SDG.
Regional Council of Durrës Participates in the Final Day of the 8th Tourism4SDG Project Meeting in Tartu, Estonia
The Regional Council of Durrës continued its participation in the third and final day of the 8th Partnership Meeting of the Tourism4SDG project in Tartu, Estonia, a day dedicated to field visits and the exploration of successful practices in sustainable tourism and local development.
The programme began with a visit to the Emajõgi River Visitor Centre, followed by a trip on the traditional historic boat Jõmmu to the Emajõe Suursoo wetland area. During this visit, participants were introduced to the natural values of the region, the history of river transport, and the importance of preserving natural ecosystems as part of sustainable tourism development.
Afterwards, partners visited the Peipsimaa Heritage Centre, where the well-known “Onion Route” tourism model was presented as a successful example of cooperation among local communities for the promotion of cultural heritage, traditional gastronomy, and local economic development. During the meeting, good practices were discussed regarding community-based tourism development, the preservation of local identity, and the creation of sustainable tourism products.
The programme continued with the Steering Committee and Good Practice Committee meetings, where partners discussed the progress of the project, upcoming activities, and the strengthening of cooperation among partners in order to achieve the shared objectives.
The Regional Council of Durrës remains committed to supporting European initiatives that promote sustainable tourism and regional development, while continuing to provide an active contribution to the successful achievement of the Tourism4SDG project objectives.
Leave a Comment