x
K Q D

Këshilli i Qarkut Durrës merr pjesë në ditën e parë të Takimit të Partneritetit të projektit HEATSAFE në Blagoevgrad, Bullgari

 

Këshilli i Qarkut Durrës mori pjesë në ditën e parë të Takimit të Partneritetit të projektit HEATSAFE, i zhvilluar në Blagoevgrad, Bullgari, ku partnerët e projektit u mblodhën për të diskutuar progresin e deritanishëm dhe hapat e ardhshëm për forcimin e kapaciteteve lokale në përballimin e valëve të të nxehtit dhe ndikimeve të ndryshimeve klimatike.Takimi nisi me prezantimin e rezultateve të Paketës së Punës WP1, ku u diskutuan analizat mbi strategjitë ekzistuese të reagimit ndaj valëve të të nxehtit, hartat e vulnerabilitetit dhe masat parandaluese të identifikuara për të reduktuar rreziqet që lidhen me temperaturat ekstreme. Partnerët shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira për përdorimin e këtyre rezultateve në nivel lokal dhe rajonal.

Më tej, diskutimet u fokusuan në Paketën e Punës WP2, e cila përfshin hartimin e planeve lokale të veprimit kundër nxehtësisë ekstreme, krijimin dhe përforcimin e strehëzave klimatike, zbatimin e masave të menjëhershme të reagimit dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. Në këtë kuadër, Këshilli i Qarkut Durrës kontribuoi në diskutimet mbi komunikimin dhe sensibilizimin e komuniteteve lokale për përballimin e fenomeneve ekstreme të motit.Gjatë sesioneve të pasdites, partnerët vijuan me prezantimet e Paketës së Punës WP3, ku u trajtuan çështje që lidhen me strukturat e qeverisjes në nivel lokal, monitorimin e aktiviteteve pilot, vlerësimin e gjurmës së karbonit dhe metodologjitë për planifikimin e masave ndaj valëve të të nxehtit.

Këshilli i Qarkut Durrës vazhdon të jetë i angazhuar dhe të japë kontribut aktiv në realizimin e objektivave të projektit HEATSAFE, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar, shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për përballimin e sfidave klimatike.

Regional Council of Durrës Participates in the First Day of the HEATSAFE Partnership Meeting in Blagoevgrad, Bulgaria

 

The Regional Council of Durrës participated in the first day of the HEATSAFE Project Partnership Meeting, held in Blagoevgrad, Bulgaria, where project partners gathered to discuss the progress achieved so far and the next steps for strengthening local capacities in addressing heatwaves and the impacts of climate change.

The meeting began with the presentation of the results of Work Package WP1, where partners discussed analyses of existing heatwave response strategies, vulnerability maps, and preventive measures identified to reduce the risks related to extreme temperatures. Partners exchanged experiences and good practices on the use of these results at local and regional level.

Furthermore, the discussions focused on Work Package WP2, which includes the development of local action plans against extreme heat, the creation and strengthening of climate shelters, the implementation of immediate response measures, and public awareness-raising. In this context, the Regional Council of Durrës contributed to the discussions on communication and awareness-raising among local communities to better cope with extreme weather events.

During the afternoon sessions, partners continued with the presentations of Work Package WP3, addressing issues related to local governance structures, the monitoring of pilot activities, carbon footprint assessment, and methodologies for planning measures against heatwaves.

The Regional Council of Durrës remains committed and continues to provide an active contribution to the achievement of the HEATSAFE project objectives, by promoting international cooperation, knowledge exchange, and the development of sustainable solutions to address climate-related challenges.

Leave a Comment