Këshilli i Qarkut Durrës vijon angazhimin në projektin europian LOTTI përmes takimit koordinues online
Këshilli i Qarkut Durrës mori pjesë në takimin e radhës koordinues të projektit europian LOTTI, i zhvilluar në formatin online, në kuadër të bashkëpunimit ndërrajonal dhe ndjekjes së ecurisë së aktiviteteve të projektit.
Takimi shërbeu për të analizuar progresin e deritanishëm, për të diskutuar sfidat e hasura gjatë zbatimit dhe për të koordinuar hapat e mëtejshëm ndërmjet partnerëve. Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e forcimit të komunikimit ndërmjet rajoneve dhe rritjes së efikasitetit operacional, me qëllim përmbushjen sa më efektive të objektivave të projektit.
Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua planifikimit të vizitës së ardhshme studimore dhe takimit fizik LIM 7, i cili do të krijojë mundësi për shkëmbimin e përvojave në terren, ndarjen e praktikave të mira dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve.
Përmes pjesëmarrjes në këtë takim, Këshilli i Qarkut Durrës rikonfirmon angazhimin e tij për të kontribuar në projekte europiane që nxisin zhvillimin rajonal të qëndrueshëm, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Regional Council of Durrës Continues Its Engagement in the European LOTTI Project through an Online Coordination Meeting
The Regional Council of Durrës participated in the latest coordination meeting (Monthly Check-in) of the European LOTTI project, held online as part of ongoing interregional cooperation and project implementation monitoring.
The meeting served as a platform to review the current progress of activities, discuss challenges encountered during implementation, and align the next steps among project partners. During the discussions, particular emphasis was placed on improving operational efficiency and strengthening communication between regions, aiming to ensure the highest standards in achieving the project objectives.
A key part of the meeting focused on the planning of the upcoming study visit and the in-person meeting LIM 7, which will provide an important opportunity for on-site experience exchange, sharing best practices, and reinforcing collaboration among partners.
Through its participation in this meeting, the Regional Council of Durrës reaffirms its commitment to contributing to European projects that promote sustainable regional development, innovation, and interinstitutional cooperation.
Leave a Comment