Dita e dytë e vizitës studimore u ndal në praktikat e suksesshme të qeverisjes mjedisore në Bashkinë e Cantanhede-s
Dita e dytë e vizitës studimore në kuadër të projektit Tourism4SDG u ndal në praktikat më të mira të qeverisjes mjedisore në Portugali, duke u fokusuar në modele që kombinojnë zhvillimin ekonomik me mbrojtjen e natyrës.
Eksperience e Certifikuar: Modeli Eco XXI
Përfaqësuesit tanë vizituan Bashkinë e Cantanhede-s, një model i vlerësuar ndërkombëtarisht me flamurin Eco XXI. Ky certifikim dëshmon një performancë të lartë në:
Turizmin e Qëndrueshëm: Menaxhimin e flukseve turistike pa dëmtuar resurset lokale.
Menaxhimin e Mbetjeve: Sisteme efikase të grumbullimit dhe riciklimit që shërbejnë si shembull për rajonet europiane.
Trashëgimia dhe Vreshtaria në Bairrada
Vizita vijoi në rajonin e Bairrada-s, ku u vëzhgua nga afër se si trashëgimia kulturore dhe tradita e vreshtarisë mund të shndërrohen në produkte turistike elitare. Pika kyçe e këtij suksesi është pajisja e këtyre produkteve me etiketa të qëndrueshmërisë, duke rritur vlerën e tyre në tregun ndërkombëtar.
Për Këshillin e Qarkut Durrës, adoptimi i këtyre indikatorëve matës mbetet një prioritet strategjik. Synimi ynë është aplikimi i standardeve të ngjashme për të rritur cilësinë e shërbimit dhe mbrojtjen e territorit tonë.
Durrës County Council Visits Cantanhede Municipality and the Bairrada Region
The second day of the study visit under the Tourism4SDG project focused on the best practices of environmental governance in Portugal, highlighting models that integrate economic development with nature conservation.
Certified Excellence: The Eco XXI Model
Our representatives visited the Municipality of Cantanhede, an internationally recognized model awarded the Eco XXI flag. This certification reflects high performance in:
Sustainable Tourism: Managing tourism flows while preserving local resources.
Waste Management: Efficient collection and recycling systems that serve as a benchmark for European regions.
Heritage and Viticulture in Bairrada
The visit continued to the Bairrada region, where participants observed how cultural heritage and the tradition of viticulture are transformed into high-end tourism products. A key element of this success is the implementation of sustainability labels, which enhance the value of these products in the international market.
For the Durrës County Council, adopting these measurable indicators remains a strategic priority. Our objective is to apply similar standards to improve service quality and ensure the protection of our territory.
Leave a Comment