x
K Q D

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Këshilli i Qarkut Durrës fton qytetarët dhe grupet e interesit të marrin pjesë në konsultimin publik për investimin që do të realizohet për rikonstruksionin e këtyre rrugëve: “Korca, Evlia Celebiu dhe Hermes”.


🔹 Qëllimi i investimit:

Përmirësimi i infrastrukturës, duke përfshirë edhe rrugicat lidhëse dhe rritjen e cilësisë së ndërtimit për të garantuar siguri dhe akses më të mirë për komunitetin.


📅 Data: 19/12/2025  Ora: 11:00

📍 Vendi: Këshilli i Qarkut Durrës, kati i tretë, Adresa: Sheshi “Liria”, 2000 Durrës, Shqipëri

📧 Email për komunikim: kabineti@qarkudurres.gov.al


🔹Si mund të kontribuoni?

Pjesëmarrja në konsultimin publik që do të mbahet ditën e premte në ambientet e Këshillit të Qarkut Durrës.
Shprehjen e mendimeve dhe sugjerimeve gjatë takimit.


Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për një vendimmarrje të informuar dhe transparente.

Faleminderit për kontributin tuaj! 🏗️🚧

Leave a Comment