x
K Q D

Mbledhja e Këshillit të Qarkut datë 13.07.2023

Me datë 13.07.2023 në sallën e Këshillit të Qarkut Durrës u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit të ri, e cila u thirr dhe u drejtua nga Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, znj. Emiriana SAKO, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë më të madhe qendër-qark.

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Qarkut, me votim unanim nga këshilltarët, Kryetar i Këshillit të Qarkut u ri-zgjodh z. Alfred MULLARAJ.