x
K Q D

Fokusi në Menaxhimin e Ndotjes dhe Zgjidhjet e Bazuar në Natyrë

 

Dita e dytë e Takimit të Parë Ndërrajonal të Shkëmbimit të Përvojave të projektit NATUREM u zhvillua në sitin industrial Bitterfeld-Wolfen në Gjermani, ku Këshilli i Qarkut Durrës dhe partnerët e tjerë të projektit patën mundësinë të njihen nga afër me praktikat më të mira për menaxhimin e ndotjes dhe rehabilitimin e tokave të ndotura.

 

Vizita përfshiu një tur të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura dhe prezantimin e masave të ndryshme për pastrimin e mjedisit. Kulmi i vizitës ishte ndalesa në venddepozitimet “Grube Johannes” dhe “Grube Antonie”, ku u shpalosën shembuj konkretë të menaxhimit të ndotjes së tokës dhe rikuperimit të saj.

 

Ky shkëmbim përvojash ofroi një kuptim të drejtpërdrejtë mbi mënyrën se si zgjidhjet e bazuara në natyrë mund të aplikohen në situata reale, duke kontribuar në rikthimin e ekuilibrit mjedisor dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

 

Pjesëmarrja e Këshillit të Qarkut Durrës në këtë takim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rritjes së ndërgjegjësimit për sfidat mjedisore në nivel rajonal dhe evropian.

 


 

Focus on Pollution Management and Nature-Based Solutions

 

The second day of the First Interregional Exchange of Experiences of the NATUREM project took place at the Bitterfeld-Wolfen industrial site in Germany, where the Durres Regional Council and other project partners had the opportunity to closely observe best practices for pollution management and contaminated land rehabilitation.

 

The visit included a tour of the wastewater treatment plant and a presentation of various environmental cleaning measures. The highlight of the visit was the stop at the “Grube Johannes” and “Grube Antonie” landfills, where concrete examples of soil pollution management and remediation were presented.

 

This exchange provided a direct understanding of how nature-based solutions can be applied in real-world scenarios, contributing to the restoration of environmental balance and the protection of public health.

 

Participation in this meeting represents an important step towards strengthening international cooperation and raising awareness of environmental challenges at both the regional and European levels.

 

Leave a Comment