x
K Q D

Dita e Dytë e LOTTI Interregional Meeting – Lille, Francë

Këshilli i Qarkut Durrës vijoi pjesëmarrjen në punimet e takimit ndër-rajonal LOTTI, me një ditë të dedikuar zhvillimeve të projektit, planifikimit të fazave të ardhshme dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet partnerëve evropianë. Diskutimet u përqendruan në hapat konkretë që secili territor po ndërmerr për të avancuar tranzicionin industrial, si edhe në monitorimin e rezultateve që po gjenerojnë ndikim të prekshëm në komunitete.

Vizita Studimore në ACC – Gigafactory e Baterive

Gjatë pasdites u zhvillua vizita studimore në ACC, një nga gigafactory më të rëndësishme të prodhimit të baterive në rajon. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me proceset industriale të teknologjive të gjelbra dhe me mënyrat se si investime të tilla po kontribuojnë në transformimin ekonomik të rajonit Hauts-de-France.
Për Këshillin e Qarkut Durrës, kjo vizitë përbën një mundësi të vlefshme për të vëzhguar modele të suksesshme të sektorëve inovativë, të cilat mund të inspirojnë zhvillime të ngjashme edhe në territorin tonë.

Forcimi i Perspektivave të Bashkëpunimit


Dita u mbyll me diskutime të përqendruara tek bashkëpunimet e mundshme të së ardhmes, duke theksuar angazhimin e përbashkët për të sjellë në qark praktika efikase, inovative dhe të qëndrueshme.

Hapat e Radhës


Me të njëjtin ritëm konstruktiv, takimi vijoi drejt ditës së tretë, e cila parashikon vizita të tjera të dedikuara inovacionit dhe industrive krijuese.

Day Two of the LOTTI Interregional Meeting – Lille, France

The Durres Regional Council continued its participation in the LOTTI Interregional Meeting with a day focused on project developments, planning of upcoming phases, and strengthening cooperation among European partners. Discussions centered on the concrete steps each territory is undertaking to advance industrial transition, as well as on the monitoring of results that are generating tangible impact within local communities.

Study Visit to ACC – Battery Gigafactory

In the afternoon, participants conducted a study visit to ACC, one of the most significant battery gigafactories in the region. The visit provided direct insight into industrial processes of green technologies and highlighted how such investments are contributing to the economic transformation of the Hauts-de-France region.
For the Durres Regional Council, this experience offered valuable exposure to successful models within innovative sectors that can inspire similar developments in our own territory.

Strengthening Future Collaboration Perspectives

The day concluded with focused discussions on potential future collaborations, reinforcing the shared commitment to bringing effective, innovative, and sustainable practices to the Durres Region.

Next Steps

Maintaining the same constructive momentum, the meeting proceeded toward its third day, which includes additional visits dedicated to innovation and creative industries.

Leave a Comment