KËSHILLI I QARKUT DURRËS: MIRATOHEN NDRYSHIMET NË BUXHETIN E VITIT 2025
Këshilli i Qarkut Durrës miratoi sot ndryshimet në Buxhetin e Vitit 2025, duke u fokusuar te zhvillimi i qëndrueshëm, efikasiteti energjetik dhe fuqizimi i zonave rurale. Buxheti i rishikuar garanton financimin për pesë (5) projekte të reja, kryesisht të mbështetura nga Bashkimi Europian:
Projekte të Financuara nga BE (Interreg & IPA):
Projekti Green Lupo: Për mbrojtjen dhe restaurimin e natyrës dhe biodiversitetit. Projekti Heatsafe: Për parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve nga ndryshimet klimatike, si valët e të nxehtit. Projekti Naturem: Për avancimin e politikave rajonale dhe zhvillimit rural. Projekti Energy: Për përmirësimin e efikasitetit të energjisë në ndërtesa. Projekti ICEAR: Për nxitjen e ekonomisë qarkore nëpërmjet zhvillimit të zonave rurale.
Investime Kryesore në Infrastrukturë:
Përveç projekteve të BE-së, u alokuan fonde për realizimin e investimeve vitale: Rikonstruksioni i Rrugës Aristoteli dhe sistemit të kullimit Shekspir & Arzenta në Bashkinë Durrës. Përmirësimi i kushteve të punës në ambientet e Këshillit të Qarkut, duke përfshirë rehabilitimin dhe pajisjet thelbësore.
Këto vendime shënojnë një hap të rëndësishëm në përmbushjen e Programit Buxhetor Afatmesëm dhe konfirmojnë përkushtimin për transparencë financiare dhe zhvillim në të gjithë Qarkun Durrës.
Leave a Comment